19 Prill 2024

Të hiqen tarifat e romingut mes Shqipërisë dhe Kosovës

Prishtinë, 16 qershor – Agron Demi, analist në Institutin GAP, ka bërë thirrje që të hiqen tarifat për thirrjet roaming në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

"Nga dje, vendet e Evropës e kan hequr romingun. Thirrjet brenda BE konsiderohen lokale. Kosova e Shqipëria e kanë gojëen plot bashkim. Po ja që 'nuk jemi një'. Posa ta kalosh kufirin dhe hyn në Shqipëri, thirrjet telefonike shtrejtohen deri shtatëfish", ka shkruar Demi në llogarinë  e tij në Facebook.

Sipas tij, disa vite më parë, GAP ka propozuar heqjen e tarifave të romingut në mes Shqipërisë dhe Kosovës. "Ende nuk është vonë të ndërmerret një vendim i tillë", ka shkruar Demi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)