24 Prill 2024

Të gjitha vendbanimet në Mitrovicë kanë probleme infrastrukturore

PrishtinÑ‘, 27 gusht - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka zhvilluar katalogun e çështjeve për 11 komuna të Kosovës, që përfshinë problemet me të cilat përballen qytetarët dhe bën prioritizimin e disa çështjeve esenciale që duhet të përfshihen në planifikimet buxhetore të komunave për vitin 2020, të cilat po bëhen përgjatë gushtit përmes dëgjimeve buxhetore.
 
Fillimisht KDI, prezanton katalogun e çështjeve për komunën e Mitrovicës së Jugut, me informacione të cilat kanë ardhur si rrjedhojë e hulumtimit të terrenit, si dhe duke u bazuar në intervistimin e banorëve të fshatrave dhe lagjeve të vizituara.
 
Në këtë komunë janë identifikuar probleme në infrastrukturën rrugore, rrjetin e kanalizimit, furnizimin me ujë të pijes, transport publik, gjendjen e shkollave, menaxhimin e mbeturinave, në ndriçimin publik dhe shërbimet shëndetësore.
 
Sipas hulumtimit del se pothuajse në të gjitha vendbanimet ka nevojë për intervenim në infrastrukturën rrugore.

Në këtë komunë ka vendbanime që janë të kyÒ«ur pjesërisht apo nuk janë të kyÒ«ur fare në rrjet të kanalizimit. Si më emergjente konsiderohet ndërhyerja në përmirësimin e rrjetit të kanalizimit në fshatrat KÒ«iq i Madh, Zasellë, Stantërg, Vërnicë, Zhabar i Poshtëm dhe Mazhiq.

Po ashtu janë 11 fshatra të cilët mungesën e ujit të pijshëm e shohin si pengesë për zhvillim.

Në vendbanimet ku është realizuar ky hulumtim janë vetëm 5 fshatra që shfrytëzojnë transportin publik urban.

Të gjitha detajet lidhur me këto problematika në Komunën e Mitrovicës së Jugut, mund t’i gjeni në katalogun e bashkëngjitur në vijim, ndërsa në ditën në vazhdim, KDI do të publikoj katalogun e 10 komunave tjera të hulumtuara.

Për më tepër katalogu i çështjeve është realizuar gjatë periudhës prill-qershor 2019. Përgjatë kësaj periudhe kohore janë vizituar gjithsej 275 vendbanime (fshatra/ lagje).

Qëllimi i këtij katalogu është që ta rrisë vetëdijen qytetare dhe institucionale për rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në konsultime publike me zyrtarët komunal.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)