19 Prill 2024

Tarifa godet rëndë qytetarët dhe vazhdon traditën e vjedhjes në kurriz të Kombit

Prishtinë, 26 mars - Lëvizja Vetëvendosje! vlerëson së rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë, e cila në pjesën e Shqipërisë njihet si 'Rruga e Kombit' e në pjesën e Kosovës njihet si 'Autostrada Ibrahim Rugova' është vepra më e madhe konkrete që është bërë në shek. XXI, në drejtim të integrimit ekonomik e shoqëror të Shqipërisë e Kosovës.

"Të gjithë menduam se një vepër e tillë do të ishte vetëm hapi i parë, dhe do të pasohej nga të tjera vepra që do ta tejkalonin atë, mirëpo kjo nuk ndodhi."

"Përkundrazi, buja me të cilën u morën meritat kombëtariste nga qeveri të ndryshme, mbuloi korrupsionin, paaftësinë, dhe politikat e gabuara të tyre", thekson Vetëvendosje.

Rruga e Kombit Vetëvendosjes, në të dyja anët e kufirit që ende është shumë prezent, u ndërtua përmes kontraktimit privat, dhe në të dyja rastet kontratat dhe përzgjedhja e kompanive ishin jo-transparente. Rreth 2 miliardë euro janë shpenzuar për këto kontrata nga të dyja anët e kufirit, dhe asnjë qindarkë nuk ishte donacion. Të gjitha para të shqiptarëve.

Para se të fillonte ndërtimi, të gjithë qytetarët e Shqipërisë paguan për 5 vite me radhë taksën për ndërtimin e kësaj rruge, por kjo taksë u shpall 'e pagjetshme', dhe më pas u morë kredi, e cila ende po paguhet edhe sot nga Republika e Shqipërisë.

E megjithatë, shqiptarëve sot u kërkohet të paguajnë sërish. Qeveria e Repbulikës së Shqipërisë para dy vitesh ka lidhur kontratë koncesionimi për mirëmbajtjen me tre kompani, njëra prej të cilave e huaj e dy shqiptare.

Vetëvendosje konsideron se tarifa e vendosur nga koncesionari godet qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, godet rëndë integrimin ekonomik e shoqëror të dy vendeve, dhe vazhdon traditën e vjedhjes dhe përfitimit në kurriz të 'Rrugës së Kombit'.

Shumë vende të Evropës i mirëmbajnë rrugët me kompani publike, duke mos i ngarkuar qytetarët me tarifa. Por edhe ato vende që i mirëmbajnë rrugët me kompani private, tarifat i kanë shumë më të ulëta, në raport me të ardhurat për frymë të atyre vendeve.

"Duke ditur gjendjen e rëndë të varfërisë në Shqipëri e Kosovë, këto tarifa do të ndikojnë në rrallimin e qarkullimit mes dy vendeve, i cili edhe ashtu nuk ka qenë në nivele të kënaqshme për shkak se Shqipëria e Kosova ende nuk e kanë një ekonomi prodhuese e as një treg të përbashkët."

"Shqipëria dhe Kosova do të mund të kujdeseshin për rrugët e tyre përmes kompanive publike, pa tarifim shtesë, po të qeveriseshin nga politika socialdemokrate, si në shumë vende të zhvilluara. Por përqafimi i politikave neoliberale prej qeveritarëve shkurtpamës ka sjellë një varësi të fortë të shtetit prej interesave të korporatave dhe oligarkëve, të cilët janë ata që përfitojnë drejtpërdrejt prej privatizimeve, koncesionimeve, subkontraktimeve, PPP-ve dhe praktikave të tilla që së fundi janë kritikuar edhe nga ekonomistët e institucioneve financiare globale."

"Neoliberalizmi dhe sundimi i korporatave e oligarkëve e ka ulur në gjunjë ekonominë e Shqipërisë dhe atë të Kosovës. Na nevojitet ndryshim, na duhen qeveri që mbrojnë interesat e të drejtat e popullit e të qytetarëve, të cilat balancojnë e cclirojnë tregjet e kapura prej gjigantëve monopolistë, të cilat veprojnë në të mirë të kombit, e jo në dëm të tij."

"Presim të hiqet dogana dhe të themelohet tregu i përbashkët mes Kosovës e Shqipërisë, edhe ai i energjisë elektrike e jo të vendosen trarë të tjerë për më shumë vonesa e më shumë pagesa", thekson Vetëndosje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)