29 Mars 2024

Taksistët protestojnë në Madrid bllokojnë rrugët

Madrid, 29 janar - Qindra taksi bllokuan një arterie qendrore të trafikut në Madrid, gjatë orës së pikut, mëngjesin e të hënës, në shfaqjen e tyre më të madhe të forcës, ndërkohë që protesta që kërkon një rregullim më të rreptë të Uber dhe shërbimeve të tjera të udhëtimeve, hyri në javën e saj të dytë.

Policia anti-trazira, e mbështetur nga një flotë e karoatrecëve, mori disa orë për të hequr automjetet nga Paseo de la Castellana e kryeqytetit.

Shoferët e taksive të qytetit filluan protesta javën e kaluar kundër shërbimeve private, të cilat ofrojnë udhëtime që shpesh ulin çmimet e taksive dhe mund të prenotohen nëpërmjet internetit dhe jo në rrugë.

Në shtator, qeveria e Spanjës u dha kompanive 4 vite kohë për të përmbushur rregulloren, duke u dhënë atyre vetëm një licencë të re për çdo 30 leje taksish, por shoferët e taksive kërkojnë rregullime më të rrepta tani.

“Ata (shërbimet e udhëtimit) nuk mund të bëjnë të njëjtat shërbime që i bën një taksi. Ata nuk mund të marrin njerëz në rrugë. Kjo është e paligjshme, por asgjë nuk ndodh”, tha shoferi i taksive Juan Mateos.

Shoferët e taksive në Barcelonë përfunduan një grevë javën e kaluar, pasi autoritetet rajonale propozuan që shërbimet e udhëtimit mund të rezervohen vetëm pak kohë më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)