19 Prill 2024

Stacioni i Autobusëve në Gjilan gjatë verës është i hapur 24 orë

Gjilan, 2 korrik - Drejtori i Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”, Avni Hajrullahu, ka mbajtur sot konferencë me gazetarë ku ka paraqitur punën që është bërë në këtë ndërmarrje dhe planifikimin për muajt e verës, kur pritet të ketë fluks të shtuar të qarkullimit në rrugët e Gjilanit dhe ato regjionale.

Ai ka thënë se ndërmarrja ka koordinim të plotë me drejtoritë në Komunën e Gjilanit që merren me transportimin e qytetarëve, me Policinë e Kosovës dhe me të gjitha institucionet e kësaj fushe në nivelin qendror, duke përfshirë edhe takimet e rregullta dhe bashkëpunimin edhe me shoqatën e transportuesve “Anamorava”.

“Falë mbështetjes së madhe që e kemi nga Komuna e Gjilanit dhe në bazë të përgatitjeve për sezonin veror, kur fluksi i qarkullimit të autobusëve dhe veturave është i shtuar, Stacioni i Autobusëve do të punoj 24 orë dhe shfrytëzimi i hapësirës së autobusit do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe kompanive”, ka thënë Hajrullahu.

Ai ka potencuar se edhe në aspektin financiar NPL Stacioni i Autobuseve ka nje qëndrushmeri të kënaqshme dhe deri në këtë fazë së bashku edhe me operatorët e transportit kanë arritur në 90 për qind të zbatimit të planit.

“Me mbështetje të kryetarit të Komunës Lutfi Haziri kemi koordinuar dhe planifikuar edhe investimet ne rivitalizimin dhe digjitalizimin e Stacionit te Autobuseve, që do ta bëjmë gjatë pjesës së dytë të vitit 2019 dhe kështu viti 2020, stacionin e Gjilanit do ta gjejë me ambiente moderne dhe me standarte europiane”, ka thënë Hajrullahu.

Përndryshe, drejtori Hajrullahu i ka ftuar të gjithë qytarët e Komunës së Gjilanit që ta shfrytëzojnë transportin publik dhe hapësirat e Stacionit të Autobusëve, sepse transporti publik është më i sigurtë dhe është legal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)