26 Maj 2020

SPRTK kërkon mbrojtjen e Avokatit të Popullit për RTK-në

Prishtinë, 13 maj - Sindikata e Pavarur e RTK-së në përbërje të kryetarit Fadil B.Hoxha, nënkryetares Albana Murseli dhe anëtarit të kryesisë Veton Rugova, është takuar sot me Avokatin e Popullit Hilmi Jashari.

Në këtë takim përfaqësuesit e Sindikatës kërkuan të informohen nga z.Jashari për hapat që ka ndërmarrë ky institucion rreth vendimit të Bordit për zgjedhjen e drejtorit gjeneral të RTK-së pa i siguruar 2/3 e votave ashtu siç parashihet me ligjin e RTK-së.

SPRTK i kërkoi edhe njëherë Avokatit të Popullit që t'i dalin në mbrojtje Transmetuesit të vetëm Publik në vend, dhe ta thonë fjalën e tyre për këtë veprim të kundërligjshëm të Bordit të RTK-së. Ekzistojnë fakte të mjaftueshme që Institucioni i Avokatit të Popullit të fillojë konfliktin administrativ në gjykatën përkatëse.

Gjithashtu përfaqësuesit Sindikal e informuan z.Jashari për mosgadishmërine e Bordit të RTK-së për t'i lejuar Sindikatës qasje në dokumentet publike, konkretisht për të pasur në dispozicion një kopje të vendimit te Bordit për zgjedhjen e drejtorit të RTK-së. Me këtë veprim Bordi i RTK-së po e pengon qëllimshëm realizimin e së drejtës për qasje në dokumentet publike.

Avokati i Popullit z.Jashari i njoftoi përfaqësuesit sindikal se Institucioni që ai drejton e ka hapur si rast këtë çështje dhe do ta trajtojë konfrom obligimeve ligjore.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Maj 2020 - Komisioni për Integrim Evropian diskuton lidhur me përmbushjen e obligimeve të Kosovës, në procesin e liberalizimit të vizave dhe shqyrton raportin e Ministrisë së Integrimit Evropian lidhur me financimin e Kosovës nga BE-ja, në luftimin e COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 11:00)  

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton Raportin Vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,  do ta vizitojë Oden Ekonomike të Kosovës. (Lokalet e OEK-ut, ora 11:30)

 - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të lapidarit të dëshmorit Luan Qerimaj dhe 4 dëshmorëve tjerë, në Gllogjan. (Te vendi i quajtur Lejthia, Gllogjan, Deçan, ora 11:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim Sfidat dhe nevojat e nënave vetë-ushqyese në kohë (pas)pandemie”  (Përmes platformës online, Google Meet, ora 17:00 - https://forms.gle/HAxFHsHEScpDdMx99)