18 Prill 2024

Sot nisin fluturimet ajrore

Bruksel, 19 prill - Autoritetet europiane të cilat po merren me manaxhimin e situatës kaotike në qarkullimin ajror, situatë kjo e krijuar pas shpërthimit të vullkanit në Islandë, njoftuan se ditën e hënë gjysma e aeroporteve do të jetë operative.

“Nesër gjysma e fluturimeve do të jetë operative pasi reja e hirit vullkanik po leviz drejt veri-lindjes”, u shpreh nënsekretari i punëve europiane në BE, Diego Lopez Garrido.

Vendimi është marrë pas kërkesës së kompanive të ndryshme fluturimi, të cilat kërkuan rishqyrtimin e urdhërit katër ditor që pezullonte qarkullimin ajror thuajse në të gjithë Europën.

 

Në Gjermani vlen në përgjithësi një ndalim-fluturim deri të paktën në orën 14:00 të ditës së sotme. Disa shoqëri ajrore ndërmorrën dje fluturime të reja prove për të mbledhur të dhëna mbi përqendrimin e hirit.

Shefi i Lufthansës Wolfgang Mayrhuber tha, se nuk ka rrezik serioz, qarkullimi ajror në Evropë është i mundur. Ministri i transportit Peter Ramsauer deklaroi nga ana tjetër, se nuk do të pranojë të vihet nën trysni, siguria qëndron në radhë të parë.


Situata kaotike në qarkullimin ajror në Europë, shkaktuar prej resë së tymit të vullkanit islandez, do të jetë temë e një takimi mes ministrave të Transportit të BE-së sot.

Lajmi publikohet prej presidencës së radhës, Spanjës, ku sqarohet se i gjithë takimi do të zhvillohet nëpërmjet një videokonference, pasi hiri vullkanik në qiejt e Unionit ka penguar takimet kokë për kokë të ministrave të Transportit.

Ndërkohë autoritetet spanjolle, pas shqyrtimit të situatës në qiejt e tyre, vendosën rihapjen e të gjitha aeroporteve në vend. Të njëjtin hap ka ndjekur edhe Franca në disa prej aeroporteve të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)