19 Prill 2024

Skema e financimit të RTK-së sipas projektligjit të ri, zhvatje për qytetarët

Prishtinë, 19 qershor - Lëvizja Vetëvendosje! mbajti konferencë për media lidhur me problemet e mëdha që i bart projektligji për RTK, i hartuar nga Komisioni parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.

Deputeti Valon Ramadani, anëtar i këtij komisioni paraqiti propozimet që ka bërë gjatë hartimit të projektligjit si dhe shqetësimet mbi skemën e financimit të RTK-së. Deri tani asnjë prej këtyre propozimeve nuk është marrë parasysh.

“Hartimi i këtij projektligji është përcjellë me probleme të mëdha. Do të doja sot t'ju bëja me dije një problem tepër të madh siç është skema e financimit të RTK siç parashikohet me këtë projektligj”, tha Valon Ramadani.

Gjithashtu ai theksoi se anëtarët e grupit punues të këtij komisioni kanë vendosur në këtë version pagesën me 2.5 euro në muaj për çdo subjekt fizik dhe subjekt juridik në Republikën e Kosovës. Po ashtu kanë vendosur që këto të ardhura të mblidhen nëpërmjet kompanisë private KEDS/KESCO. Provizioni për këtë shërbim që do t’i jipet kompanisë private është 50 cent për konsumator pra 2.5 milionë euro në vit.

Deputeti Ramadani ka kërkuar që, së pari, para se të hartohet skema e financimit nga qytetarët e Kosovës duhet që RTK të reformohet thellë, të garantohet që ka menaxhim të përgjegjshëm, që nuk ka korrupsion dhe që secili që merr pagë aty e bën edhe një punë konkrete, të matshme dhe të vlerësueshme.

"Së dyti, kemi kërkuar që grupi punues të përfshijë specialistë të lartë të inxhinierisë së fushës dhe mbi të gjithë specialistë të lartë të ekonomisë e financave. Ne nuk besojmë dhe objektivisht është e pamundshme që këtë projektligj kaq të rëndësishëm mund ta hartojnë qoftë Nait Hasani qoftë Xhevaire Izmaku apo anëtarë të tjerë të komisionit të cilët asnjëri nuk janë të thirrur në ndonjë nga fushat e nevojshme.

Së treti, ne kemi kërkuar të organizojmë debate publike në çdo komunë të Kosovës me qytetarë dhe përfaqësues të tyre. Me qëllim që të marrim edhe qëndrimet e tyre për mundësinë e financimit të RTK nga qytetarët. As kjo nuk është pranuar.

Së katërti, ne kemi kundërshtuar prerazi që edhe në rast të financimit nga qytetarët të RTK kjo shumë të mblidhet nga KEDS/KESCO kompania private që menaxhon shpërndarjen e rrymës në Kosovë. Sepse nuk është një kompani e përgjegjshme dhe se provizioni që do të marr prej këtij shërbimi është tepër i lartë, pra e papranueshme që qytetarët të paguajnë sërish për fitime të KEDS.

Së pesti, tarifa e propozuar pra 2.5 euro në muaj e lidhur me matësat e energjisë në çdo ndërtesë të Kosovës qoftë ajo amviseri qoftë këpucar, zyrë noteri, bukëpjekës, fabrikë etj është jo vetëm arbitrare, por e padrejtë dhe antikushtetuese.

Së gjashti, asnjë studim, vlerësim apo diskutim serioz me njerëz të fushës nuk është bërë paraprakisht për formulën e financimit.

Së shtati, edhe nëse RTK do të reformohej duke rritur dukshëm cilësinë e përgjegjshmërinë, edhe nëse specialistët pas një studimi të hollësishëm do të na kishin sugjeruar skemën e financimit nga publiku tarifat duhet të ishin plotësisht të përballueshme nga familjet e Kosovës dhe ato sipas nesh do të duhej të mblidheshin nga Posta e Kosovës.

"Kështu siç është ky version është i papranueshëm dhe përbën zhvatje të qytetarëve. Andaj, ne i bëjmë thirrje edhe deputetëve të tjerë nga opozita, deputetëve të LDK që të mos ta pranojnë këtë version skandaloz. I rikujtojmë edhe njëherë Komisionit që ky projekt është jo serioz, i dëmshëm, i padrejtë dhe antikushtetues", ka theksuar Ramadani.

Vetëvendosje ka ftuar gazetarët që nesër, të ndjekin mbledhjen e komisionit parlamentar ku do të paraqitet për shqyrtim ky projektligj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)