18 Prill 2024

SINKON – UNICON është bërë anëtarja e 127-të e IFATCA

Prishtinë, 5 qershor - Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës - SINKON ka bërë të ditur se në takimin vjetor të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kontrollorëve të Trafikut Ajror IFATCA, të mbajtur në Toronto, Kanada me datë 13-19 Maj 2017, ka arritur pas shumë përpjekjesh të anëtarësohet me të drejta të plota.

Zyrtarisht SINKON – UNICON është bërë anëtarja e 127-të e IFATCA-së e votuar me shumicë votash! Për herë të parë, përfaqësuesi i SINKON, i është drejtuar anëtarëve të IFATCA-së në cilësinë e anëtarit të barabartë me sindikatat simotra.  Në këtë konferencë SINKON Kosova ka qenë e përfaqësuar nga kontrollorët e trafikut ajror (Anetare te Kryesise se SINKON), Gëzim Krasniqi dhe Dritëro Zhitija.
 
Kjo ngjarje është mjaft e rëndësishme jo vetëm për SINKON, por edhe për gjithë Republikën e Kosovës, në vazhdën e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare (kjo pason anëtarësimin e SINKON në sindikatën Europiane të Kontrollorëve të Trafikut Ajror - ATCEUC, dy vjet me parë).

Ky është një moment historik për SINKON, ku do i jipet shansi te promovoj profesionalizmin e kontrolloreve te trafikut ajror Kosovar ne IFATCA karrshi kontrollorëve të trafikut ajror ndërkombëtar. Përveq kësaj, SINKON do shërbeje si një urë lidhëse edhe për anëtarësimin e institucioneve tona te fushës së aviacionit, ne institucionet ndërkombëtare si EUROCONTROL, ICAO etj.
 
SINKON falënderon te gjithë kontrollorët e trafikut Ajror Kosovar qe mundësuan këtë udhëtim si dhe menaxhmentin e ASHNA-s për përkrahjen qe i dhanë SINKON në realizimin e objektivave ndërkombëtare!
 
IFATCA është një organizatë ndërkombëtare që përfaqëson më shumë se pesëdhjetë mijë kontrollorë të trafikut ajror nga 127 vende të botës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)