07 Mars 2021

Sindikata paditë drejtorin gjeneral dhe Bordin e RTK-së

Prishtinë, 3 nëntor - Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës (SPRTK) ka dorëzuar sot në Inspektoriatin e Punës padinë lidhur me shkeljen e Kontratës Kolektive nga  drejtori gjeneral dhe Bordi i RK-së, gjatë procedimit të konkursit për pozitat e drejtorëve dhe zëvendës drejtorëve të njësive në RTK.

Shkaku i ankesës sipas sindakates është së RTK ka shpallur konkurs për poziten e zëvendës drejtorit gjeneral të RTK-së, drejtoirt të RTK - TV dhe drejtorit të RTK - Radios.

Me 15 tetor është mbajtur testi me shkrim për kandidatët që kanë plotësuar kriteret e konkursit. Për ketë fazë të konkursit, Sindikata e Pavarur e RTK ka pranuar ftesë nga Administrata e RTK-së që të jetë e pranishme në cilësinë e vezhguesit.

Me 26 tetor është mbajtur testi me gojë ku në këtë fazë të rekrutimit, Sindikata e Pavarur e RTK-së nuk është ftuar nga përgjegjësit e RTK-së që të jetë e pranishme, duke shkelur kështu Kontratën Kolektive të RTK-së konkretiisht pikën 3 të nenit 7 të saj në të cilën thuhet së përfaqesuesit sindikal marrin pjesë në procesin e rekrutimit të punëtorëve të rinj, në cilësinë e vezhguesit.

SPRTK kërkon nga Inspektorati i Punës që ta trajtojë me urgjencë këtë parregullsi të organeve të RTK-së, të cilat me veprimin e tyre e kanë bërë procesin jo transparent dhe të paligjshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Mars 2021

- Turnir në shigjetari, Skenderaj  -  ora 9:00

- Turnir në shah, Hotel Grand, Prishtinë 13:00 – Finalja e turnirit të volejbollit, Skenderaj - ora 11:00

- Manifestimi Nata e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz - ora 17:45

- Koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në Stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale - ora 18:00