20 Shtator 2019

Sindikata kërkon kthimin e numrave të Vala-së nga Z-mbolie

Prishtinë, 22 gusht - Federata Sindikale e Pavarur e Postë Telekomit të Kosovës është duke e përcjellur nga afër procesin pas njoftimit zyrtar nga Telekomi i Kosovës për mosvazhdim të kontratës me Z-Mobile pas skadimit të saj me 30 korrik të këtij viti.

Për FSP-PTK është i papranueshëm deklarimi i Menaxhmentit se periudha e tranzicionit do të zgjatë 30 deri 120 ditë.

Vendimi i shkruar i Menaxhmentit nuk u referohet as 30 ditëve e as 120 ditëve, por i referohet vetëm nenit 13 të kontratës, konkretisht periudhës së tranzicionit.

 Por, në nenin 13, konkretisht pika 13.1 dhe 13.2 u referohen tranzicionit vetëm në rastet e shkëputjes së parakohshme të kontratës, e jo tranzicionit pas skadimit të kontratës, siç është rasti ynë.

Prandaj, pasi kontrata aktuale ka skaduar sipas afatit e nuk është ndërprerë parakohshëm, në këtë rast, për FSP-PTK koha e tranzicionit të kontratës aktuale ka përfunduar me 30 korrik, pikërisht në datën e skadimit të kontratës, sepse Menaxhmenti i Telekomit të Kosovës e ka njoftuar Z-Mobile qysh me 24 qershor se kontrata aktuale nuk do të vazhdohet.

Megjithatë, FSP-PTK e ka toleruar tranzicionin 30 ditë jo pse i takon Telekomit, por vetëm e vetëm që t’u japë kohë ARKEP-it dhe Manaxhmentit të Telekomit që t’i kthehen numrat e marrë Telekomit.

"Por, duke u bazuar në përmendjen e 30 deri 120 ditëve tranzicion nga Menaxhmenti i Telekomit, si dhe duke u bazuar në paqartësinë e ARKEP për të marrë vendime lidhur me kthimin e numeracionit, u bëjmë me dije të gjitha institucioneve se, pas datës 31 gusht nuk do të ofrohet më shërbime për Z-Mobile."

"Kërkojmë posaçërisht nga ARKEP që t’u përmbahet obligimeve të veta ligjore dhe konform edhe kërkesës së fundit të Komisionit Hetimor Parlamentar, t’ia kthejë numeracionin Telekomit të Kosovës", thekson FSP e PTK-se.

Me këtë rast e falënderojmë Komision Hetimor Parlamentar për përgjegjësinë dhe punën e madhe në funksion të zbardhës së gjendjes në Telekom e posaçërisht në ndriçimin e fakteve rreth kontratës korruptive me Z-Mobile.

Prandaj, këtë paralajmërim me kohë të FSP-PTK ta merrni seriozisht ashtu që periudhën e tranzicionit ta përfundoni brenda 30 ditëve. Përndryshe, të gjitha pasojat e mundshme pas datës 31 gusht do t’i bartin institucionet përgjegjëse, Menaxhmenti i Telekomit të Kosovës si dhe ARKEP-i.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shtator 2019 - Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit“, dorëzon në Gjykatën Kushtetuese për herë të gjashtë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e parë për shtyp nga Kryesuesja e Misionit e Bashkimit Europian per monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon ngjarjen “Pesë fjalimet për Qëndrueshmëri – Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”. (Amfiteatri i Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Caritasi Zvicerran organizon ceremoninë zyrtare me rastin e shënimit të 20 vjetorit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra sportive në Prizren, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezentohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës. (Zyret e Let's Do It në Pejton, rruga "Pashko Vasa", ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon zhvillon aktivitetin "Ngasja e çiklizmit - knaqesi dhe shendet". (Amfitetari sheshi "Zahri Pajaziti", ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e pestë në kuadër të Forumit FOL Hapur me Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD. (Lëvizjes FOL, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant Skandinavia, Koshtovë - Mitrovicë, ora 13:00)

- Filmi ZANA me regji te Antoneta Kastrati, nominimi i Kosoves për Oscars, pas premieres boterore ne festivalin e madh te Torontos shfaqet per gazetar në Cineplexx Kosove. (Cineplexx, Albi Mall,  ora 13:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti merr pjesë në përvjetorin e TV Mitrovica. (Mitrovicë, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në venien e gurthemelit te palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me rininë e LDK-së në Gjilan. (Shtëpia e Rinisë, Gjilan, ora 16:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Gushavc. (fshati Gushavc, Mitrovicë, ora 17:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me gratë e Gjilanit. (Teatri e qytetit, ora 17:30)

- Zhvillohet defileu u grupeve që marrin pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit. (Nisja nga shkollfa fillore “Selman Riza” përgjatë rrugës “Dardania”, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Zhabar. (fshati Zhabar, Mitrovicë, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim mobilizues. (Mitrovicë, ora 19:00)

- Fillon edicioni i III-të i Festivali Ballkanik të Folklorit në të cilin do të marrin pjesë Ansamble dhe grupe nga: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. (Ambientet e Shkollen fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Vushtrri. (Vushtrri, ora 21:00)