27 Janar 2021

Sindikata kërkon hetime për konkursin e drejtorit të Shërbimeve të Përbashkëta në RTK

Prishtinë, 30 nëntor - Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit te Kosovës (SPRTK) ka njoftuar se menaxhmenti i RTK-së ka vazhduar në mënyrë të kundërligjshme ta procedojë konkursin për drejtor të Shërbimeve të Përbashkëta.

Për këtë pozitë sipas SPRTKkanë aplikuar tre kandidatë, njeri me diplomë në histori, tjetri në gazetari dhe i treti pa përvojë të mjaftueshme menaxheriale.

Kriteret e kërkuara në konkurs thonë se duhet fakulteti në drejtimin juridik ose në menaxhim biznesi, dhe së paku pesë vjet përvojë pune në medie ose fusha relevante.

Sipas dëshmive që ka siguruar Sindikata, asnjëri prej aplikuesve nuk i ka plotësuar këto kritere, që do të thotë se ky konkurs do të duhej të anulohej që në fazën e parë.

Gjatë intervistës me gojë, përfaqësuesi sindikal përsëri ka kërkuar ta shohë dokumentacionin e aplikantëve, por edhe kësaj here është refuzuar nga komisioni i kryesuar nga drejtori gjeneral i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.  

Kush është kandidati që po tentohet të zgjidhet në këtë pozitë?

Gjatë nëntorit të vitit 2018, sa ka qenë Ministër i Shëndetësisë Uran Ismaili, ShSKUK ka krijuar një departament të ri në Organogram dhe në atë departament është punësuar ky person, ku ka qendruar për më shumë se një vit.

Pas shkuarjes së Uran Ismailit nga pozita e ministrit, Bordi Drejtues i ShSKUK-së e ka shfuqizuar organogramin i cili ishte krijuar në kundërshtim me statutin e ShSKUK-së.

Menjëherë pas shfuqizimit te organogramit, ShSKUK si të kundërligjshme ka shpallur të gjitha pozitat e këtij departamenti, përfshirë pozitën e personit në fjalë, dhe i ka shuar ato.  

Më poshtë dhe të bashkangjitur i gjeni shkeljet e konstatuara nga Auditori për këtë rast.

1. Me datë 14.05.2018 ky person kishte nënshkruar kontratën për punë dhe detyra specifike, në cilësinë e Asistentit të drejtorit të SHPTA-së. Për këtë kontratë nuk ishin zhvilluar procedurat e parapara me ligjin e Punës.

2.  Me datë 17.10.2018, i njetji person kishte krijuar marrëdhënie pune në pozitën Menaxher i përmirësimit të Cilësisë të Shërbimeve në Klinikën Emergjente. Kjo pozitë nuk ishte në përputhje me Statutin e QKUK-së. Po ashtu procedurat e rekrutimit për këtë pozitë janë zhvilluar në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2017.

3.  Me datë 23.10.2019, po ky person avancohet në pozitën inekzistente në Statutin e QKUK-së, zëvendës drejtor i SHPTA-së duke e shkelur kështu  nenin 11 pikën 1 të Statutit.

Tani, prej tri pozitave të kundërligjshme në QKUK, Menaxhmenti i RTK-së ka tendencë që këtë person ta punësojë në RTK, në pozitën ku kërkohen së paku pesë vjet pervoje pune në menaxhim të medieve apo fushave relevante.  

Po ashtu gjatë intervistës me gojë, që është monitoruar nga përfaqësuesi i Sindikatës, është parë se ky person ka  mungesë te njohurive  elementare për këtë pozitë.

Bazuar në performancën e dobët gjatë intervistës me gojë, SPRTK ka dyshime të bazuara se ka pasur manipulim edhe të testit me shkrim, i cili nuk i është ofruar në disponim përfaqësuesit sindikal.

SPRTK fton edhe njeherë organet e hetuesisë që ta hetojnë këtë proces i cili është i manipuluar që prej fillimit të tij. Manipulimi si në procedura ashtu edhe në vlerësim të performancës është lehtë i vërtetueshëm.

Poashtu, Inspektoriati i Punës dhe hetuesia do të duhej të marrim përgjigje nga Menaxhmenti i RTK-së në pyetjet:

1. A i ka plotësuar ndonjeri prej aplikantëve kriteret e konkursit?

2. Sa persona kane hyrë në test me shkrim?

3. Cili prej tyre e ka të kryer ekonomikun apo juridikun dhe i ka së paku pesë vjet përvojë pune në medie apo fusha relevante?

4. Si e shpjegoni faktin që kandidati me diplomë në histori të thirret në intervistë?

5. Si e shpjegoni faktin që kandidati me pervojën e vetme në menaxhimin e kafiterive të thirret në intervistë?

6. Cila eshte relevanca në mes të menaxhimit te kafiterive dhe Medieve?

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Dhjetor 2020

 - Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës,  Jusuf  Azemi është I ftuar nga Kryeministri I Kosovës Hoti  në një takim të përbashkët. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)  

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Dimitrije Raçiçeviq për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 11:00)

 

- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bën homazhe te Pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë holokaustit. (Oborri i Qeverisë, ora 11:40)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 14:00)

- Mahet mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit për vitin 2021. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:30)

 

- Në kuadër të Festivalit të Dramës Shqipe "Talia e Flakës 2021" organizohet një panel diskutimi me prof. Fadil Hysaj, Jeton Neziraj dhe Besim Ugzmajli, rreth Labortarotit të Dramës Shqipe RKS_KOS Lab 2020-2021. (Skena e vogël të Teatrit të Gjilanit, ora 16:00)