28 Mars 2024

Sindikata i bën thirrje Komisionit për Media që të mos interferojë politikisht në RTK

Prishtinë, 27 tetor - Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së sot ka zhvilluar takim me kryetarin e Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, Mërgim Lushtaku.

Sindikata ka kërkuar nga komisioni që me urgjencë ta trajtojë çështjen e ligjit të ri të RTK-së dhe i njëjti të shkojë në Kuvend për miratim.

Kryetari i komisionit, Mërgim Lushtaku, tha se këtë çështje e kanë ndër prioritetet kryesore në komision dhe në dhjetor do ta fusin si procedurë për trajtim në komision.

Sindikata u bën thirrje të gjithë anëtarëve të Komisionit për Media, që çështje primare ta kenë trajtimin dhe miratimin e ligjit të ri të RTK-së, ku ndër të tjera parashihet forma e pavarur e financimit të televizionit, duke shmangur kështu situatat si ajo e heqjes se 2.2 milionë nga buxheti i RTK-së, gjë për të cilën vetëm SPERTK e ka ngritur zërin.

Sindikata po ashtu i bën thirrje Komisionit për Media që të përmbahet dhe të mos interferojë politikisht në Transmetuesin Publik, gjë e cila është e ndaluar edhe me ligjin aktual të RTK-së.

RTK ka Bordin dhe për çdo kërkesë, ankesë apo sqarim duhet të marrin informacione nga i njëjti, duke përjashtuar kështu çdo ndikim politik në RTK.

Sindikata kërkon nga Bordi që sa më parë të kompletohet menaxhmenti i RTK-së, për pozitat të cilat tashmë janë hapur konkurse.

"Të nderuar kolegë, angazhimi i SPERTK-së për ligjin e ri ekziston që nga themelimi i kësaj sindikate, ndërsa nuk do të heqim dorë deri në realizimin e kësaj të drejte të munguar tash e 20 vjet, çështje që i takon Kuvendit, i cili asnjëherë nuk e ka marrë seriozisht."

"Ju njoftojmë se në ditët në vijim do t`i takojmë grupet parlamentare në Kuvend, për të kërkuar miratimin e ligjit të ri të RTK-së", thekson SPRTK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)