29 Mars 2024

Sindikata e shqetësuar rreth konkursit për drejtor të RTK -së

Prishtinë, 21 dhjetor - Sindikata e Pavarur e RTK-së ka zhvilluar takime të ndara me deputetë dhe shefa të grupeve parlamentare të PSD-së, LDK-së, AAK-së dhe VV-së.

 Kryetari i SPRTK-së, Fadil B.Hoxha ka thënë së SPRTK është në pritje të konfirmimit për takim me kryeparlamentarin Veseli dhe deputetë të grupit parlamentar te Nismës Socialdemokrate.

Në kuadër të këtyre Sindikata ka ngritur shqetësimin rreth konkursit për drejtor gjeneral të RTK -së i cili është realizuar në një ambient jotransparent dhe me kritere që bien ndesh me ligjin e RTK-së, gjë që ka quar edhe në dështimin e tij.

SPRTK ka kërkuar nga deputetët që ta shtynë përpara kërkesën e sindikatës që ky konkurs të realizohet nën asistencën e Britanikëve.

Hoxha ka theksuar se RTK ka nevojë më shumë se kurrë që të udhëheqet nga njerëz me meritë dhe profesionistë në mënyrë që të dalë nga gjendja e rëndë në të cilën ndodhet tani.

Gjithashtu, Sindikata ka shprehur mospajtimin e saj rreth draft-ligjit të RTK-së i cili nuk i ka trajtuar defektet kryesore të ligjit aktual, për të cilat sindikata kishte dhënë vërejtjet e saj me kohë.

Edhe pse si model është marrë ligji i Transmetuesit Publik slloven, megjithatë nuk janë marrë parasysh elementet kryesore të këtij ligji e që lidhen drejtpërdrejt me pavarësinë editoriale, si mënyra e organizimit, përzgjedhjes dhe pagesës së Bordit, kriteret e përzgjedhjes së kryeredaktorit etj.         

Punësimi në RTK i vet anëtarëve të Bordit menjëherë pas përfundimit të mandatit të tyre në Bord, si dhe i familjarëve të tyre, tregon mjafueshëm se sa mund ta luaj Bordi rolin e mbikëqyrësit të Transmetuesit Publik me ligjin aktual.

Sipas ligjit slloven kryeredaktor nuk mund të jetë personi i cili kundërshtohet nga shumica e vartësve të vet. Ky paragraf edhe pse është insistuar nga Sindikata nuk është marrë parasysh.

Po ashtu çështja e blerjes së produkteve të jashtme audio-vizive nuk është trajtuar fare në këtë draft-ligj. Si pasojë e blerjes së pakontrolluar të tyre, RTK eshtë zhytur në borxhe milionëshe dhe rrezikon funksionalitetin e saj.

Madje në këto produkte janë përfshirë familjarë të deputetëve që merren me ligjin e RTK-së. Shumë producentë të pavarur tanimë kanë ngritur padi në gjykata ndaj RTK-së për moskryerjen e obligimeve financiare ndaj tyre dhe përmes përmbaruesve privat pritet t’i realizojnë të drejtat e tyre kontraktuale.


Një situatë e tillë do t’i linte të punësuarit e RTK-së pa paga. Sindikata, në debatin publik për këtë ligj kishte kërkuar që të ndalet blerja e këtyre produkteve pasiqë RTK ka potencial të mjaftueshëm të prodhojë vet.

 Rreth çështjes së pazgjidhur të pronës Sindikata ka kundërshtuar idenë që objekti i ri i RTK -së të ndërtohet në periferi të qytetit, konkretisht në fshatin Hajvali. Objekti i ri i RTK -së duhet të jetë në hapësirat e Radio Kosovës dhe kjo të realizohet sa më parë për shkak të kushteve të rënda të punës me të cilat po përballen të punësuarit e RTK-së.

Transmetuesit Publik në vendet e rajonit e më gjerë janë në qendër të qytetit dhe afër institucioneve me të cilët duhet të bashkëpunojnë çdo ditë.

Sindikata po ashtu ka riaktualizuar kërkesën e saj për një hetim parlamentar të RTK-së me qëllim të konstatimit të gjendjes reale të saj, ide e cila është mirëpritur nga të gjitha grupet parlamentare dhe është premtuar se në ditët në vijim do të shtyhet perpara.

Ne bashkarisht me përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare jemi dakorduar që t’i vazhdojmë kontaktet dhe bashkëpunimin në mënyrë që RTK ta ketë një ligj të përshtatshëm, që i garanton asaj qëndrueshmëri financiare, profesionalizëm dhe kushte dinjitoze për të punësuarit e saj.

Sindikata e Pavarur e RTK-së do të vazhdojë takimet intensive me të gjithë ata që mund të kontribojnë në të mirë të Transmetuesit të vetëm Publik në vendin tonë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)