29 Mars 2024

Sindikata e shqetësuar me krizën financiar të RTK-se si pasoj e keqmenaxhimt

Prishtinë, 16 mars - Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së Fadil B.Hoxha, sot është takuar me Ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin dhe Nënkryetarin e Komisionit për Administratë Publike. Qeverisje Lokale dhe Media, Valon Ramadanin.

Në kudër të këtij takimi Kryetari Hoxha, shprehu shqetësimin rreth gjendjes së rëndë financiare të RTK-së, e cila ka ardhur si pasojë e një keqmenaxhimi afatgjatë.

Sipas Kryetarit Hoxha, përgjegjës për këtë situatë të krijuar janë edhe organet ligjorë e në veçanti ato të kontrollit financiar, të cilat kanë heshtur përballë shkeljeve të shumta të cilat me kohë ishin alarmuar nga Sindikata.

Kryetari Hoxha, kërkoi nga Ministri Bislimi dhe Deputeti Ramadani, që RTK ta ketë përkrahjen financiare të Qeverisë dhe të Kuvendit, deri në zgjidhjen përfundimtare të financimit të pavarur i cili duhet të bëhet me urgjencë, si parakusht për të operuar lirshëm dhe për ta përmbushur misionin e Transmetuesit Publik.

Gjithashtu, sipas Hoxhës, Kuvendi dhe Qeveria duhet ta zgjidhin çështjen e pronës dhe të objektit të Transmetuesit Publik, në mënyrë që të punësuarit e RTK-së të kenë kushte dinjitoze pëgjatë ushtrimit të profesionin e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)