28 Mars 2024

Shoferi shoqërohet për në stacion policor për dhënie ryshfeti

Prizren, 31 gusht - Drejtoria  e Policisë Rajonale në Prizren ka bërë të ditur se mbremë rreth orës 21:40 minuta në hyrje-dalje të autostradës në Veri, në një pikë kontrolli, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë është ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë.

Gjatë proceduarve të kontrollimit të dokumenteve, shoferi i kishte ofruar një bankënotë prej 20 eurove në formë ryshfeti për mos shqiptimin e gjobës.

Shoferi i dyshuar është shoqëruar për në stacion policor për inicimin e rastit dhe paratë e ofruara janë sekuestruar në cilësi të provës materiale.

Lidhur me rastin prokurori i shtetit ka udhëruar që të dyshuarit t’i sekuestrohet dokumenti i udhëtimit me qëllim që i njëjti të paraqitet në prokurori për procedura të më tejme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)