23 Prill 2024

Shërbimet e Kujtesës tani paguhen edhe në të gjitha zyrat e Postës

Prishtinë, 23 prill –Të gjithë klientët e kompanisë Kujtesa nga sot mund të paguajnë pa provizion faturat për shërbimin TV kabllor dhe internetit në sportelet e Postës së Kosovës.

Marrëveshja mes Postës dhe Kujtesës është nënshkruar nga udhëheqësit e dy kompanive, Sejdi Hoxha dhe Artan Metaj.

Klientëve të Kujtesës kjo marrëveshje iu mundëson të paguajnë faturat afër vendbanimeve të tyre, çdo ditë, në cilëndo nga mbi 150 zyra postare të shtrira anekënd Kosovës.

Kryeshefi Ekzekutiv Sejdi Hoxha dhe Drejtori i shitjes Artan Metaj janë shprehur të kënaqur që përmes këtij projekti të përbashkët qytetarëve po u ofrohet një shërbim cilësor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)