28 Mars 2024

Shënohet Dita Evropiane pa viktima në rrugë

Prishtinë, 26 shtator - Këtë vit për herë të katërt në Evropë shënohet Dita Evropiane pa viktima në rrugë. 

Më këtë rast Policia e Kosovës (PK) organizon konferencën me temën “Ngritja e sigurisë në trafik dhe shënimi i Ditës Evropiane pa Viktima në Rrugë”.

Në ketë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës, ICITAP-i amerikan, ministritë kompetente, komuna e Prishtinës, si dhe përfaqësues dhe ekspertë që kontribuojnë në ngritjen dhe vetëdijësimin për sigurinë në trafik. 

Edhe Kolegji “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit "AMRKS" organizojnë tryezë diskutimi për të shënuar Ditën Evropiane pa Viktima në Rrugë.

Tryeza në fjale do të bashkojë për diskutim përfaqesues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare dhe akteret tjerë qe merren me çështjet e sigurisë rrugore, trafikut dhe transportit në përgjithesi.

 “Dita Evropiane pa viktima në rrugë” është lansuar për herë të parë në vitin 2016 nga TISPOL-Rrjeti Evropian i Policisë Rrugore dhe që nga atëherë përkrahet nga Komisioni Evropian. 

Synimi kryesor i kësaj dite është që asnjë person nuk duhet të vdes në rrugët e Evropës 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)