24 Prill 2024

Shënohet Dita Evropiane pa viktima në rrugë

Prishtinë, 21 shtator - Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” organizon tryezë diskutimi për shënimin e Ditës Evropiane pa viktima në rrugë.

Tryeza do të bashkojë për diskutim përfaqësues nga institucionet dhe aktorët vendor që merren me çështjet e sigurisë rrugore dhe transportit në vend.

Këtë vit vendi ynë është duke kaluar nëpër një periudhë të rëndë dhe shqetësuese për shkak se siguria e të gjithë pjesëmarrësve në trafik është skajshmërisht e rrezikuar.

Trendi  i aksidenteve përgjatë muajve të verës, për shkak të mungesës së masave konkrete parandaluese, po vazhdon, apo ka tendenca të rritjes.  

Tryeza e diskutimit synon: - vazhdimin e vetëdijesimit të qytetarëve; - shkëmbimin eideve me pjesëmarrësit dhe ekspertët vendorë për mënyrën e ballafaqimit dhe të sfidave që lidhen me sigurinë në rrugë; - hartimin e draft-planeve, si masa konkrete vepruese për përmirësimin e gjendjes aktuale të lëvizjes në rrugë.

“Dita Evropiane pa viktima në rrugë” është lansuar për herë të parë vitin e kaluar ngaTISPOLRrjeti Evropian i Policisë Rrugore dhe është përkrahur nga Komisioni Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)