18 Nëntor 2018

ShBA tërhiqet nga Bashkimi Universal Postar

Washington, 18 tetor - Administrata e Trump-it ka vendosur ta nxjerrë ShBA-në nga Bashkimi Universal Postar (UPU) i OKB-së. ShBA-ja ka qenë anëtare e kësaj organizate për më shumë se 140 vjet.

Departamenti amerikan i Shtetit e njoftoi UPU-në se Uashingtoni do të nisë procesin e tërheqjes, që do të zgjatë për një vit.

Por administrata e Trump-it ka lënë të hapur mundësinë për qëndrim në UPU, me kusht që të diskutohen reformat e politikave.

Shtëpia e Bardhë është shprehur që nga struktura e tanishme e tarifave postare ndërkombëtare përfitojnë ekonomitë në zhvillim, duke i vënë bizneset dhe prodhuesit e vegjël amerikanë në një disavantazh serioz konkurrimi.

Kjo është organizata ose marrëveshja e fundit ndërkombëtare nga e cila Trump-i e ka tërhequr ShBA-në. Largimet e mëparshme përfshijnë Marrëveshjen e Klimës të Parisit, Marrëveshjen Globale për Migracionin të OKB-së, Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, si dhe marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2018

- Për nder të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor bëhët ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor. Teatri Kombëtar, ora 18:00)