25 Prill 2024

SHBA nuk e vazhdojnë ndalimin e laptopëve në avionë

Washington, 29 qershor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë te ditur se kanë ndërmarrë masa të reja për të përmirësuar sigurinë e fluturimeve, por nuk e kanë vazhduar ndalimin e kompjuterëve laptopë në avionë.

Në muajin mars, SHBA ndaloi laptopët në dhe nga tetë vende me shumicë myslimane, nga frika se me to mund të kurdiseshin bomba.

Masat e reja kërkojnë kontrollim të detajuar të pasagjerëve dhe pajisjeve të tyre elektronike nga 105 vende.

Ato po ashtu kërkojnë rritjen e protokolleve të sigurisë rreth avionëve dhe në zonat e udhëtarëve.

Kompanitë ajrore i kanë 120 ditë kohë për t’iu përshtatur kërkesave të reja ose pasagjerëve mund t’iu ndalohen të gjitha pajisjet elektronike.

Atyre po ashtu mund t’iu ndalohet hyrja në SHBA.

“Armiqtë tanë punojnë vazhdimisht për të gjetur metoda të reja për maskimin e eksplozivëve dhe rrëmbimin e avionëve”, tha sekretari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Kelly, gjatë publikimit të masave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)