25 Prill 2024

SHBA do të ndërtoj hekurudhën me shpejtësi të lartë të Teksasit

Prishtinë, 17 dhjetor - Ndërtimi i hekurudhës me shpejtësi të lartë të Teksasit ka bërë një hap të madh përpara të premten, pasi rregullatorët federalë përcaktuan një vijë të preferuar mes Hjustonit dhe Dallasit, dy qytetet kryesore në shtetin jugor të Teksasit.

Administrata Federale e Hekurudhave hartoi Projektdeklaratën e Ndikimit Mjedisor pas gati katër vjetësh pune, duke hapur rrugën për fazat e planifikimit, projektimit dhe të parandërtimit.

Projekti i hekurudhës me shpejtësi të lartë pritet të sjellë 36 miliardë dollarë amerikanë nga veprimtaria e drejtpërdrejtë ekonomike gjatë 25 vjetëve të ardhshëm.

Kostoja e ndërtimit pritet të jetë të paktën 12 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)