24 Tetor 2018

SHBA do ta instalojnë teknologjinë lazer në aeroplanët cisternë

Washington, 19 shtator - Lazerët së shpejti do të jenë një mjet i ri mbrojtës për aeroplanët e pambrojtur të cilët janë të rëndësishëm në betejat ushtarake.

Flota e aeroplanëve cisternë do të pajiset muajin e ardhshëm me avionë Boeing KC-46 Pegasus, që mund të transportojnë deri në rreth 96,000 kilogram karburant.

Aeroplani i shumëpritur do të jetë në gjendje të furnizojë avionë të tjerë nga krahët e tij dhe në të njëjtën kohë mund të furnizohet nga një tjetër avion cisternë.

Por një gjeneral amerikan i tha Zërit të Amerikës se ai dëshiron që avionët cisternë të kenë një veçori tjetër që do t’i lejonte ata të fluturonin më pranë betejave se sa më parë.

Aeroplanët cisternë, si ky, bëjnë pothuajse të gjitha furnizimet ajrore me karburant për ushtrinë amerikane.

Version i fundit, Boeing KC-46 Pegasus, është i pajisur me teknologji për ta bërë atë më pak të dukshëm ndaj armiqve.

Por më pak i dukshëm nuk do të thotë i padukshëm, dhe ky është një problem i madh për aeroplanët cisternë dhe për aeroplanët bombarudesë dhe luftarakë që i furnizon me karburant.

"Aeroplanët tanë cisternë, për shkak se janë kaq të pambrojtur, duhet të mbahen jashtë rrezikut të një kundërshtari. Kjo do të thotë që aeroplanët tanë nuk mund të hyjnë në thellësi të territorit të armikut para se të kthehen për furnizim me karburant nga aeroplanët cisternë", thotë Todd Harrison nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Gjenerali i Forcave Ajrore, Carlton Everhart i tha Zërit të Amerikës se Forcat Ajrore po punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje të pazakontë.

"Unë thashë kemi nevojë për një lazer, sepse duhet të mbroj aeroplanët tanë. Kështu që pas dy vjetësh ne do të testojmë një lazer në një aeroplan".

Gjenerali Everhart thotë se lazeri nuk do të jetë njëlloj si në betejat e filmave Star Wars.

"Kjo nuk është armë sulmuese, por thjesht mbrojtëse".

Eksperti i hapësirës ajrore Todd Harrison shpjegon.

"Lazeri në thelb mund të përdoret për të verbuar sensorët e një avioni tjetër, të një rakete, ose nëse është një lazer me fuqi të lartë, ai mund të përdoret për të shpuar një vrimë ose për të dobësuar mburojën e një raketeje apo aeroplani sulmues".

Harrison thekson se testimi i lazerëve mbrojtës mund të kërkojë vite para se ata të jenë plotësisht funksionalë. Por, ai thotë se realizimi i ëndrrës së gjeneralit Everhart për ta vënë këtë teknologji në cisternë do të përbënte një avantazh të madh.

"Përdorimi i lazerëve si mekanizëm mbrojtës ka avantazhe sepse për aktivizimin e tij thjesht duhet energji elektrike dhe qitjet janë pothuajse të pakufizuara".

Qitje të vogla që zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se mund të kenë një ndikim të madh në betejë.

"Kjo na lejon që të qëndrojmë në pozicionet tona dhe të jemi në gjendje të mbështesim avionët luftëtarakë ashtu siç duhet për të ekzekutuar luftën. Tani jam shumë i kënaqur me këtë projekt", thotë Carlton Everhart, gjeneral i Forcave Ajrore.

Zyrtarët e Forcave Ajrore shpresojnë ta instalojnë teknologjinë lazer në aeroplanët cisternë gjatë dekadës së ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 tetor 2018 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës zyrtare në Shkodër, do të zhvillojë homazhe te shtatorja e Isa Boletinit. (Shkodër, ora 9:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë organizojn konferencën me titull “Ndërtimi i partneritetit për ndryshime pozitive sociale në Kosovë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:15)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj viziton Bashkinë e Shkodrës në Shqipëri ku do te takohet me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi. (Bashkinë e Shkodrës, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët formimi i grupit punues për monitorimin e Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon një ceremoni solemne në të cilën do të bëjë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” për vitin 2017 dhe çmimeve tjera vjetore për muzikë. (Kabineti i ministrit, ora 11:00)

- Ministri i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me çështjen e regjistrimit të pjesëtarëve të komunitetit shumicë për vendet e rezervuara të studentëve të komunitetit joshumicë dhe vendeve të rezervuara në Qendrën e Studentëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj merr pjesë në përurimin e rrugës  Gjakovë-Ponoshec dhe fillimin e punimeve në rrugën Smolicë-Nivokaz. (Ura e Erenikut në dalje të Gjakovës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve nga raporti i auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, do ta vizitoj Kliniken e Onkologjisë në QKUK, dhe do të takohet me Ekrem Hyseni, drejtor i klinikes. (Kliniken e Onkologjisë, ora 11:30)

- Bëhet promovimi i librit monografik “Nëna ime Mihane Lama” i gjeneralit të mirënjohur, Kudusi Lama. (Instituti Albanologjik, ora 12:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të bëj asgjësimin e lodrave të konfiskuara nga inspektorati i MTI-së.  (Kishnicë, Komuna e Graçanicës, ora 13:00)

- Qendra për Paqe dhe Tolerancë në përkrahje nga OSBE dhe në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe me shkollat e mesme në këtë komunë, organizon aktivitetin e pastrimit të Parkut të Qytetit në Gjilan. (Parku i Qytetit në Gjilan, ora 13:00)

- Let’s Do It Kosova në bashkëpunim me Organizatën “Paqja studentore” organizojn aksion pastrimi në hapësirat e Kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Kampusi i Universitetit të Prishtinës, ora 13:30)

- Kryetari i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe sportistë të Klubit te Futbollit "Bardhosh Gërvalla" nga Gjermania vizitojnë kompleksin e varrezave të heronjve  në Dubovikë. (Dubovikë, pra 15:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim bën publikimin e analizës për menaxhimin e financave lidhur me pagesat që i bëhen stafit akademik në UP. (Hotel Sirius, ora 15:30)

- Kryetari i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe sportistë të Klubit te Futbollit "Bardhosh Gërvalla" nga Gjermania vizitojnë kompleksin memorial "Dëshmorët e Kombit" në Gllogjan. (Gllogjan, ora 16:00)

- Brendi vendor i veshjeve për gra dhe burra Mr.Rex në bashkëpunim me rrjetin e grave të Kosovë organizon mbremja e bamirësisë për gruan me ç’rast në event do mblidhet një donacion i cili do t’iu shkojë në ndihmë grave të prekura nga kanceri I gjirit. (Hotel Emerald, ora 18:00)