28 Mars 2024

Ryanair do të pësojë mbi 1 miliard dollarë humbje shkaku i koronavirusit

Dublin, 2 shkurt - Kompania ajrore "Ryanair" me qendër në kryeqytetin e Irlandës, Dublin, për shkak të kufizimeve të udhëtimit në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në vitin fiskal 2020 pritet të pësojë humbje prej mbi 1 miliard dollarë.

Në njoftimin e "Ryanair" thuhet se fluturimet e kompanisë në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2020 janë zvogëluar me 78 për qind.

"Ryanair" në vitin fiskal 2020 që filloi në prill 2020 dhe do të përfundojë në mars 2021 do të pësojë humbje prej 850 milionë euro (1.03 miliard dollarë) deri 950 milionë euro.

Njoftimi rikujton se qeveria ka rritur kufizimet e udhëtimit për shkak të pandemisë ndërsa viti fiskal mes periudhës prill 2020-mars 2021, pritet të bëhet viti më i vështirë i kompanisë në 35 vitet e fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)