29 Mars 2024

RTK aprovon buxhetin prej 10.5 milionë euro

Prishtinë, 22 janar - Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) në mbledhjen e datës 22 Janar 2022, aprovoi projeksionin buxhetor për vitin 2022 në vlerë prej dhjetë milionë e pesëqind e tridhjete e shtatë mijë euro, 10, 537, 000.

Vendimi për aprovimin e buxhetit ka ardhur pas një sërë analizash dhe diskutimesh në mes të Bordit të RTK-së si organ kolegjial-drejtues i transmetuesit publik dhe menaxhmentit të transmetuesit publik, me qëllim të racionalizimit të shpenzimeve në përputhje me mundësitë aktuale buxhetore.

Sipas detyrimeve ligjore, Bordi i RTK-së e ka shqyrtuar dhe e ka miratuar projektbuxhetin vjetor duke siguruar që shpenzimet e RTK-së nuk i tejkalojnë burimet e tyre financiare.

Në mbledhjen e Bordit ka marrë pjesë z. Shkumbin Ahmetxhekaj, Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së dhe Adelina Valla-Hyseni, udhëheqëse e Departamentit të Financave në RTK.

Ahmetxhekaj e ka informuar Bordin për planet fillestare të punës, në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të tij si Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm, të parapara me ligjin dhe statutin e RTK-së.

Gjithashtu, pas deklarimit publik të ish-anëtarëve të Bordit të RTK-së z. Bajram Mjeku dhe z. Albinot Maloku të datës 20.01.2022 lidhur me çështjen e telefonave mobil, Bordi i RTK-së sqaron se asnjëri nga ish-anëtarët e lartpërmendur nuk bëjnë pjesë në listën përfituese të telefonave mobil, të paraqitur në vendimin me Nr. 0007/22 të datës 19.01.2022.

Ndonëse asnjëri prej tyre nuk është apostrofuar në vendimin në fjalë, ku është sqaruar se pjesë e përfitueseve të telefonave mobil janë “kryesisht anëtarë të menaxhmentit dhe të bordit”, por jo të gjithë prej tyre.

Bordi sqaron se faktet e paraqitura në këtë vendim janë gjetje të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të RTK-së (NjAB), ku specifikohet data e përfitimit të këtyre telefonave, 12 shkurt përkatësisht 2 mars 2021. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)