29 Mars 2024

Rruga në Veternik përfundon pas tri dite dhe lëshohet në qarkullim

Prishtinë, 27 nëntor - Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka vizituar rrugën e cila është në përfundim e sipër në hyrje të Prishtinës, nga Veterniku.

Zëvendësministri Kadriu tha para mediave se kjo rrugë është afër përfundimit dhe se me përmirësimin e kushteve atmosferike, kanë mbetur edhe dy-tri ditë punë që kjo rrugë të përfundojë dhe të lëshohet në qarkullim.

“Së bashku me këshilltarët e Ministrit, kemi dalur në vizitë të rrugëve edhe për shkak të motit të keq që po mbetëron sot në Republikën e Kosovës dhe ta vizitojmë rrugën në hyrje të qytetit të Prishtinës, e cila është asfaltuar ditën e shtunë nga kompania dhe shpresojmë se me përmirësimin e kohës, pas dy apo tri ditë punësh që kanë mbetur, do të përfundojë kjo rrugë."

"E kemi edhe murin mbrojtës, i cili duhet të përfundojë dhe të lidhen trotuari dhe staza e biçikletave në atë drejtim. E kemi edhe problemin te pompa e benzinës, ku bashkarisht me Komunën e Prishtinës dhe me Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor jemi të interesuar që sa më shpejtë  ta shpronësojmë atë pjesë dhe të fillojë rruga edhe në atë drejtim”, tha zëvendësministri Kadriu.

Më tutje Zëvendësministri Kadriu foli edhe për gjendjen e rrugëve në nivel vendi pas reshjeve të dëborës gjatë orëve të fundit dhe me atë rast tha se të gjitha rrugët në vend janë të qarkullueshme dhe se do të merren masa që të mos ketë probleme edhe në vijim.

“Sot, pavarësisht kushteve të cilat janë duke mbretëruar me reshje dëbore në Republikën e Kosovës, gjendja e rrugëve është e mirë - të gjitha rrugët janë të qarkullueshme dhe ne do t’i marrim masat që sonte të mos kemi probleme me rrugë në vendin tonë”, tha Zëvendësminitri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)