20 Prill 2024

Rritje rekorde e operimeve komerciale për muajin nëntor me rreth 25%

Prishtinë, 3 nëntor - Gjatë muajit Nëntor 2018, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) janë realizuar gjithsejtë  1201 Operime Komerciale. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku në bazë të statistikave të numrit të operimeve për këtë periudhë e në të cilën janë realizuar gjithsejtë 966 operime, vërehet një rritje e numrit të operimeve me rreth 25% apo 235 operime më shumë.

Ndërkaq në periudhën Janar – Nëntor 2018 janë realizuar gjithsej 15363 operime komerciale, ku nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar Janar – Nëntor 2018, ku janë realizuar 13735 operime, kemi një rritje prej rreth 11%, apo 1628 operime më shumë. 

Sipas statistikave të Departamentit të Informacionit Aeronautik të ASHNA-së, për periudhën nga viti 2002 e deri më sot, është ofruar shërbim për rreth 300 mijë operime.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)