24 Prill 2024

Rrëzohet një avion në veri të Meksikës

Meksikë, 1 gusht - Mediat ndërkombëtare kanë bërë të ditur se një avion i kompanisë ajrore "Aeromexico" u rrëzua në veri të Meksikës.

Linja ajrore bëri me dije se po punon për të verifikuar informacionin dhe për më shumë hollësi.

Në bordin e avionit ishin mbi 100 pasagjerë. Raportet lokale thonë se avioni ka rënë pesë minuta pas ngritjes nga aeroporti.

Guvernatori Jose Aispuro njoftoi përmes “Twitter”-it se, mes 101 personave në bord nuk ka asnjë të vdekur, edhe pse 85 prej tyre janë plagosur, dy prej të cilëve në gjendje kritike.

Fluturimi “AM2431” i kompanisë “Aeromexico” ishte nisur nga Aeroporti ndërkombëtar “Victoria” i Guadalupes, me destinacion Mexico Cityn. Avioni u rrëzua shumë pranë aeroportit, pak çaste pasi ishte ngritur nga pista.

Autoritetet vendase thonë se, nga 97 udhëtarët në bord dhe 4 pjesëtarët e ekuipazhit, 37 u dërguan në spital, nga ku mësohet se dy persona janë në gjendje kritike për jetën. Emrat dhe kombësitë e pasagjerëve nuk dihen ende.

Operatori i aeroportit, “Grupo Aeroportuario Centro Norte” njoftoi se të dhënat paraprake tregojnë se moti i keq ka qenë shkak i rrëzimit, pasi avioni ishte ngritur në fluturim gjatë një stuhie të fuqishme, përpara se të detyrohej të bënte një ulje emergjente.

Sipas rrëfimit të dëshmitarëve, dhënë për guvernatorin, nga ngjarja pati një zhurmë të fuqishme, përpara se avioni të rrëzohej në tokë rreth orës 16 lokale (22 të mbrëmjes së të martës). Njëri prej pasagjerëve tha për një rrjet televiziv lokal se, në bord u ndie sikur një rrymë e fortë ajri goditi avionin.

Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto shfrytëzoi po ashtu “Twitter”-in për të thënë se kishte udhëzuar agjencitë federale për të ndihmuar në këtë rast emergjent. Aeroporti “Victoria” i Guadalupes u mbyll për pak kohë pas incidentit.

Në një deklaratë për mediet, “Aeromexico” shprehu keqardhjen e thellë për aksidentin, ndërsa kompania braziliane e avionit, “Embraer” tha se ka dërguar një ekip në vendngjarje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)