19 Mars 2024

Rrëzohet edhe një aeroplanë luftarak rus, MiG-29K

New Delhi, 27 shkurt - Me 23 shkurt, në brigjet indiane të Goa, që lagen nga Deti Arabik, rrezohet aeroplani luftarak rus, MiG-29K, i cili ishte pjesë e forcave ajrore indiane.

Deri të rrëzimi i aeroplanit MiG-29K kishte ardhur si pasoj e defektit teknik të fluturakes, çka kishte shtyrë pilotin të katapultoj, ndërsa fluturakja ishte përplasur në deti duke u shkatërruar tërësisht.

Në katër muajt e fundit, ky është rasti i dytë i rrëzimit të aeroplanëve MiG-29, të cilët forcat ajrore indiane i kanë në shfrytëzim. Rasti i parë kishte ndodhur në nëntorin e vitit të kaluar, në Aeroportin e Goa.

Rrëzimi brenda katër muajve i dy aeroplanëve luftarak rus, MiG-29, si dhe rastet e më hershme, në Indi ka ngritur shumë dyshime në cilësinë dhe besueshmërinë e përdorimit të aeroplanëve luftarak të prodhimit rus.

Forcat e armatosura indiane edhe në të kaluarën kanë pasur humbje të mëdha nga rrëzimi i aeroplanëve rus.

Që nga viti 1970 e deri në vitin 2013, nga rrëzimi i aeroplanëve MiG-21, kishin vdekur më shumë se 170 pilotë dhe 40 civilë indianë.

Vetëm gjatë viteve 2010-2013, ishin rrezuar 14 MiG-21, çka kishte shtyrë forcat e armatosura indiane që të tërheqin nga përdorimi aeroplanët MiG-21 dhe të orientohen në modelin e ri MiG-29.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)