16 Prill 2024

Rrëshqitje dheu dhe gurësh në aksin rrugor Restelicë – Dragash,

Prishtinë, 3 janar - Ministria e Infrastrukturës ka berë të ditur se në orët e herëshme të mëngjesit të sotshëm ka patur rrëshqitje gurësh dhe të dheut në aksin rrugor Restelicë - Dragash, si rezultat i së cilës edhe është bllokuar për qarkullim ky aks rrugor, por menjëherë është intervenuar nga kompania e mirëmbajtjes e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, e cila tashmë veçse e ka hapur njërën korsi të rrugës për lëvizje të makinave dhe qytetarëve.

Ministria e Infrastrukturës u bënë thirje qytetarëve që kalojnë nëpërmjet këtij aksi rrugor që të lëvizin me kujdes të shtuar dhe po ashtu njofton opinionin publik se kompania e mirëmbajtjes është në krye të detyrës dhe po bëhët çdo gjë që është e mundur, që rruga të pastrohet dhe lirohet e tëra për qarkullim të automjeteve dhe qytatarëve të vendit.

Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar që të jetë në shërbim të qytetarëve dhe vendit, duke reaguar në çdo rast me njësitë e saj në mënyrë që të garantoi lëvizje të lirë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.​
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)