19 Prill 2024

Rifunksionalizohet zyra e bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë - Shqipëri

Prishtinë, 6 shkurt -  Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Prizrenit do të nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit për rifunksionalizimin e Zyrës së Antenës në Komunën e Prizrenit.

Kjo zyrë është e paraparë të ndërlidhë bashkëpunimin ndërkufitar në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, në kuadër të programit IPA BNK Shqipëri - Kosovë, program i cili financohet nga fondet e Bashkimit Evropian.

Nënshkrimi i Memorandumit do të bëhet në objektin e Komunës së Prizrenit - Kabinetin e Kryetarit.

Pas nënshkrimit të Memorandumit do të realizohet vizita në Zyrën e Antenës në Prizren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)