28 Mars 2024

Reja e hirit vullkanik vazhdon të pengojë qarkullimin ajror

Berlin, 10 maj - Për shkak të resë së hirit vullkanik nga Islanda në Evropë vazhdon të ketë pengesa në qarkullimin ajror. 

Në Gjermani u mbyllën aerportet e Mynihut dhe të Shtutgartit. Të prekur janë edhe aerporte më të vegjël në jug të vendit si në Ludvigshafen, Manheim dhe Augsburg.

Edhe në Veri të Italisë u bllokuan pjesë të tëra të hapësirës ajrore.  Ndër të tjerë janë mbyllur aerportet e Milanos dhe të Firences.

Në Portugali u mbyll aeroproti i Portos. Ndërkohë në Spanjë, ku të shtunën u mbyllën 19 aeroporte ndër të tjerë edhe ai i Barcelonës, qarkullimi ajror është normalizuar.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)