29 Mars 2024

Realizohet fluturimi i parë Londër-Prishtinë me Wizz Air

Prishtinë, 24 qershor - Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari" është mbajtur sot një ceremoni inauguruese me rastin e fluturimit të parë Londër-Prishtinë-Londër të Wizz Air. 

Wizz Air, e cila është një ndër kompanitë më të mëdha ajrore në Evropë që operon me kosto të ulët, do të ofroj fluturime për në aeroportin Luton në Londër me frekuencë prej dy herë në javë, të marteve dhe të shtunave.

\"Linja me çmim të ulët do të jetë një zgjedhje e mrekullueshme për Diasporën tonë në Londër dhe qytetet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për udhëtarët që duan të vizitojnë Londrën apo udhëtarët e biznesit\", thuhet në një komunikatë të ANP-së.

Kjo linjë do të shërbej po ashtu për të nxitur turizmin në të dy drejtimet duke krijuar lidhje të rëndësishme për marrëdhëniet tregtare dhe biznesore mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Wizz Air është e pranishme në Aeroportin e Prishtinës që nga 7 prilli i këtij viti, duke ofruar fluturime direkte Budapest-Prishtinë-Budapest, ndërkaq nga sot udhëtarët e ANP “Adem Jashari” do të kenë mundësinë të përfitojnë nga skema e çmimeve të ulëta të biletave për fluturimet direkte për në Londër të kësaj kompanie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)