28 Mars 2024

Qeveria mbanë përgjegjësi për gjendjen në TK dhe Postë

Prishtinë, 19 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Postën e Kosovës dhe Telekomin e Kosovës dhe ka zhvilluar takim pune me drejtuesit Sejdi Hoxha dhe Agron Mustafa, si dhe me përfaqësuesit e sindikatave të të dy korporatave.

Me këtë rast, kryeministri është njoftuar për gjendjen aktuale në këto dy kompani, të cilat kanë peshë të shumanshme.

Duke e vlerësuar se Telekomunikacioni është i dobishëm dhe i rëndësishëm për gjithë atë që ndodhë në jetë, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria mbanë përgjegjësi për gjendjen në këto kompani dhe prej marrjes së përgjegjësive është duke incizuar gjendjen në të gjithë sektorët veç e veç, në të gjitha kompanitë, ashtu siç ka bërë me kompanitë si, “Trepça” dhe KEK-u.

“Gjendja nuk do të jetë e lehtë. Posta e ka më të vështirë, nuk është as profitabile. Kanë vendosur disa produkte të reja, por mund të kenë edhe të tjera. Telefonia ka pasur poashtu sfidat e veta, por duhet të përcaktohemi për çfarë qëllimi zhvillimor duhet vazhduar”, theksoi kryeministri Haradinaj, duke besuar që brenda një kohe të caktuar menaxhmenti i këtyre kompanive do të mund t’i propozojnë Qeverisë planet e tyre zhvillimore për etapën që vjen, objektivat e qarta, të cilat duhen dakorduar së bashku.

Kryeministri përmendi edhe përvojat e këqija në të kaluarën, si rastin e një privatizimi të dështuar dhe zhvillime të tjera, që i kanë nxjerrë vështirësi kësaj kompanie.

Nga ana e tij, Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, tha se janë dakorduar për hapat e mëtejmë dhe të dhënat fillestare se si menaxhmentet e dy korporatave i shohin këto korporata në tre-katër vitet e ardhshme, si dhe për bashkëpunimin më të afërt me Qeverinë, si aksionare e këtyre korporatave publike në vend.

Ndërkaq, Sejdi Hoxha, Kryeshef Ekzekutiv i Postës së Kosovës, tha se janë duke punuar që në vazhdimësi të krijohen shërbime të reja, në mënyrë që Posta e Kosovës të bëhet një ndërmarrje e qëndrueshme financiarisht.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)