04 Tetor 2022

Qeveria Kurti i kërkon ministrit Klosi heqjen e taksës së rrugës së Kombit

Prishtinë, 31 maj - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi bashkë me ministrin e Ambientit, Liburn Aliu, kanë pritur në takim ministrin e Shqipërisë të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi.

Në konferencën pas takimit, Bislimi ka kërkuar nga Shqipëria që të eliminojë pagesën në “Rrugën e Kombit” për turistët kosovarë.

“Rruga nga Kosova deri në destinacionet në Shqipëri dhe anasjelltas duhet të jetë sa më e lehtë. Duhet të gjendet një zgjidhje për eliminimin e detyrimit për të paguar për tunelin në Kalimash, që po shkakton vonesa për turistët tanë, të cilët ia mësyjnë Shqipërisë, e sidomos për pushime afatshkurtra”, tha Bislimi.

Ai uroi PS-në për fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare atje. Ministri Klosi tha se Shqipëria do të bëjë gjithçka është e mundur që oferta turistike Shqipëri – Kosovë të jetë një realitet.

“Ne duhet të kuptojmë që pasuria që na ka dhënë natyra në të dyja anët është pasuri e gjithë shqiptarëve. Deti është i gjithë shqiptarëve, siç janë edhe bjeshkët. Shqiptarët nga të gjitha trojet ku flitet shqip duhet ta konsiderojnë ofertën turistike Kosovë – Shqipëri. Kemi shumë detyra për të realizuar për t’ia bërë sa më të lehtë jetën çdo turisti e çdo investitori. Parqet tona në dy anët e kufirit janë parqe qe s’e njohin kufirin administrativ”, u shpreh Klosi.

Ai tha se “duam shumë që kufiri të jetë moment rekalsi e jo pengesë për të bërë biznes”. “Do të jemi bashkë për të ofruar një ofertë të përbashkët turistike”, theksoi ministri shqiptar, Blendi Klosi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 tetor 2022

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 8:30)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit, Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020 – 2022. (Restorant Boho, ora 10:00)  

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

- Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve Vier Pfoten Kosova do të shënojmë këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)
 
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të Portit të Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)