10 Gusht 2022

Punonjësit e Aeroportit të Parisit sot në grevë, anulohen fluturimet

Paris, 9 qershor - Rreth një e katërta e fluturimeve nga aeroporti kryesor i Parisit do të anulohen sot nga mëngjesi deri në pasdite për shkak të grevës së punonjësve që kërkojnë paga më të larta.

Për arsye të mungesës së stafit shkaku i grevës, Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGAC) u ka kërkuar kompanive të fluturimit të reduktojnë fluturimet e tyre nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 14:00 pasdite.

Operatori i aeroporteve ‘Aeroportet de Paris’ (ADP) po ashtu ka paralajmëruar për zgjatjen e kohës së pritjes në aeroportet ‘Charles de Gaulle’ dhe ‘Orly’ për shkak të mungesës së stafit.

‘Le Figaro News’ raportoi se kompania ajrore ‘Air France’ ka anuluar 85 fluturime me distanca të shkurtra dhe të mesme, si dhe ka ri-planifikuar fluturime me distanca të gjata për të përmbushur kërkesat e DGAC-it.

Sindikatat e punëtorëve kanë bërë thirrje për grevë për të kërkuar një rritje të pakushtëzuar të pagave për 300 euro për të gjithë 80 mijë punonjësit në aeroportin ‘Roissy’.

"Punëdhënësit po mbyllin derën për negociatat serioze të pagave dhe vazhdojnë të ulin sistematikisht koston e punës", thuhet në njoftimin nga sindikatat që justifikojnë grevën

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)