29 Mars 2024

Punimet e rrugës katër korsi Gjilan-Prishtinë, prioritet për komunën e Gjilanit

Gjilan, 25 nëntor – Punimet në ndërtimin e rrugës katër korsi Gjilan-Prishtinë, po bëhen me intensitet të lartë, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e vizitës së këtij projekti kapital.

“Përkundër problemeve teknike në terren, e rëndësishme është që po vazhdon puna me intensitet të lartë. Ky është njëri nga projektet më madhore dhe më kapitale që Komuna e Gjilanit e ka. Përpos infrastrukturës, këtu zgjidhet edhe problemi i kanalizimit, ujërave atmosferik, ndriçimi publik dhe zona e gjelbër”, ka thënë Haziri.

Ai theksoi se praktikisht integrohet komuniteti, përfshirë të gjitha lagjet e Pasjakut dhe të Livoçit të Epërm deri tek penda.

Ai ka falënderuar kompaninë implemetuese dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike, të cilët, siç tha Haziri, janë kujdestarë të këtij projekti.

Në këtë ngjarje ka folur edhe Driton Muharremi nga kompania implementuese dhe Naser Korça, drejtor i Shërbimeve Publike.

Ndryshe, ky projekt në gjatësi prej 3 kilometa ka nisur zyrtarisht më 20 korrik 2020 dhe kostoja e saj pritet të jetë 3.9 milionë euro.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)