19 Prill 2024

Punëtorët e Postës hyjnë në grevë

Prishtinë, 6 korrik - Sindikatat e punëtorëve të Postës së Kosovës ka bërë të ditur se sot të gjithë punëtorët do të hyjnë në Grevë të Përgjithshme.

Gjatë kësaj kohe do të mbyllen të gjitha Zyrat Postare, në tërë territorin e Kosovës.

“Kjo grevë njëorëshe është vetëm hapi ynë i parë sindikal që do të pasohet edhe me veprime të tjera sindikale deri në realizimin e plotë të kërkesave të punëtorëve të PK Sh.A.”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Sipas njoftimit të sindikalistëve aktiviteti  nuk do të ndalet deri në realizimin e të gjitha kërkesave.

Pagesa e menjëhershëm e mjeteve financiare nga Qeveria e Kosovës, si obligim ligjor, për humbjet në Shërbimin Universal Postar.

Implementimi i strategjisë së dërguar nga Posta e Kosovës në Qeveri, e cila garanton stabilitet afatgjatë financiar për ndërmarrjen tonë.

Të ndalohet favorizimi i operatorëve privatë  për faktin se shërbimet e njëjta Qeveria mund t’i kryej me ndërmarrjen e vet, Postën e Kosovës, me kualitet më të lartë e me kosto më të ultë.

“Greva organizohet për shkak se punëtorët e Postës ende nuk i kanë marrë pagat si pasojë e mos realizimit të obligimeve të Qeverisë dhe institucioneve të tjera ndaj Postës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)