03 Dhjetor 2020

Pullat postare “Bukuritë natyrore të Kosovës”

Prishtinë, 5 nëntor - Nga sot, Posta e Kosovës lëshon në qarkullim emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare, të titulluar “Bukuritë natyrore të Kosovës”.   

Republika e Kosovës, ka shumë bukuri natyrore me pyjet e dendura, liqenet akullnajore, shpellat dhe ujëvarat, të cilat krijojnë një mjedis magjepsës dhe mjaft atraktiv për vizitorë të shumtë vendor dhe ndërkombëtar.  

Pamjet e këtyre dy pullave postare, prezantojnë bukuritë e dy liqeneve malore në pjesën perëndimore të Kosovës, Liqenin e Kuqishtës, i cili ndodhet në Bjeshkët e Nemuna me lartësi mbidetare 1,970 metra, si dhe Liqenin e Gjeravicës, në majën e Bjeshkës së Gjeravicës me lartësi mbidetare rreth 2,200 metra.   

Filatelia e Postës së Kosovës këtë radhë e prezanton shtetin e Kosovës përmes bukurive natyrore të prezantuara në këto dy pulla postare, të cilat janë vepa të autorit Mensur Gashi, që ia ka dhuruar Postës së Kosovës për të qenë në interes promotiv të shtetit tonë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2020

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos mban konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik, ora 9:30)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancën kundër të pandehurit Ibrahim Mustafa Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 10:00  

- Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyres Presidentja, dr.Vjosa Osmani bashkërisht me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj  nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetet ndërgjegjësuese që ka qëllim të përcjell porosinë vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes. (Parku i Qytet në Prizren, ora 11:00 - Keji përballë xhamisë së “Sinan Pashës”, ora 12:00 - Marash, ora 13:00)