19 Prill 2024

Pulla postare “20 Vjetori i Gjysmë Maratonës - Prishtina 2020”

Prishtinë, 21 maj - Posta e Kosovës, ka lëshuar në qarkullim emisionin e ri të pullave postare të titulluar, ”20 Vjetori i Gjysmë Maratonës - Prishtina 2020”, dedikuar njërës nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në Kosovë, që tani më tradicionalisht mbahet në Prishtinë.

Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm, Mentor Arifaj, U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Salih Morina me bashkëpunëtorë të tyre, pritën  Zv.Ministrin e MEPTINIS, Edison Jakurti, si dhe Kryetarin e Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani.

Zyrtarët e Lartë të Postës së Kosovës i uruan z. Sylejmani përvjetorin e 20-të të Gjysmë Maratonës, si e arritur e parë sportive në Kosovën e pasluftës.

Në shenjë nderi dhe respekti për kontributin e Federatës së Atletikës së Kosovës, ata i dhuruan pullën e parë postare të punuara në bronz.

Zv.Ministri i MEPTINIS, Edison Jakurti dhe Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, në fjalimet e tyre falënderuan Postën e Kosovës për kontributin e kësaj të fundit në afirmimin e vlerave tona shtetërore, konkretisht të atletikës.

Gara e parë e gjysmë maratonës së Prishtinës ishte organizuar për herë të parë më 8 prill 2001 me moton “Festo Pranverën – Vrapo për paqe dhe tolerancë”, e cila ka qenë e hapur për të gjithë të interesuarit pa dallim moshe, gjinie dhe etnie, përfshirë edhe persona me aftësi të veçanta.

Përmes kësaj pulle postare që ka vlerën nominale 1.80 €, Filatelia e Postës së Kosovës kontribuon në afirmimin e atletikës, ndërsa motivon atletët tanë në arritje sportive të Kosovës në arenën Ndërkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)