19 Prill 2024

Publikohen shkaktarët e aksidenteve në rrugë nga këndvështrimi i nxënësve

Prishtinë, 28 shtator - Në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme që përmes aktiviteteve të ndryshme të rritet siguria e lëvizjes së nxënësve në shkollat e vendit, Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” organizojnë konferencën kombëtare "Shkaktarët e aksidenteve në rrugë nga këndvështrimi i nxënësve".
 
Në këtë konferencë do bëhet edhe publikimi i rezultateve të hulumtimit me të njëjtin titull, i cili është zhvilluar me nxënës të shkollave të mesme të larta, nga Komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës.
 
Hulumtimi në fjalë është kontribut i punës dhe bashkëpunimit të Kolegjit "Tempulli" me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Asociacionin Kosovar të Motorizimit "AMRKS" dhe Forumin e Kosovës për siguri në rrugë.

Konferenca mbahet sot në ndërtesën e Kolegjit “Tempulli” në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)