18 Prill 2024

Prokuroria e ka në dorë shpëtimin e Telekomit nga plaçkitja

Prishtinë, 3 qershor - Lëvizja Vetëvendosje! ka folur për zgjidhjen në Telekomin e Kosovës pas gjendjes së rënduar. Në këtë konferencë bashkë me kryetarin Albin Kurti foli edhe eksperti për telekomunikacion Ismet Hamiti.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se gjendja e sotme në Telekomin e Kosovës është pasojë e krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

 Në Telekomin e Kosovës sipas tij janë bërë krime dhe nuk janë bërë hetime ku kanë përfituar biznismenë privatë e zyrtarë shtetërorë, por është dëmtuar qytetari dhe shteti.

Në Telekomin e Kosovës po ashtu sipas tij nuk janë lejuar investimet dhe vazhdimisht Telekomi është kërcënuar me privatizim.

"Njeriu i cili e ka paraljmëruar qysh më 30 mars 2007 krimin e organizuar në Telekomin e Kosovës është këtu me ne sot, profesor Ismet Hamiti, profesionist i telekomunikacionit me përvojë gjysmëshekullore në Kosovë dhe në ITU, në letrën e tij dërguar Prokurorit të Shtetit me emër e mbiemër denoncoi përgjegjësit për katandisjen me paramendim të Telekomit të Kosovës."

"Ne konsiderojmë se Telekomi i Kosovës edhe mund të shpëtohet edhe mund të zhvillohet. Prokuroria të veprojë duke hetuar menjëherë. Qeveria të veprojë për një menaxhment krize me detyrë për ristruktimin të thellë dhe nën mbikëqyrje të përgjegjshme publike. Pra, është e mundshme, edhe të shpëtohet edhe të zhvillohet Telekomi i Kosovës. Ne po e tregojmë zgjidhjen, a do ta tregojnë ata vullnetin?", ka theksuar Kurti.

Ndërkaq profesor Ismet Hamiti i cili edhe është ekspert ndërkombëtar i telekomunikacionit ka thënë se Telekomi i Kosovës është në gjendje të keqe, aq në gjendje të keqe është sa nuk mund t’i mbulojë as shpenzimet e veta rrjedhëse.

 Kjo sipas tij përkundër faktit se Telekomi është kompani shumë fitimprurëse dhe është në këtë gjendje për arsye të vetme: sepse fitimet i janë plaçkitur dhe i plaçkiten përmes mekanizmave nga më të ndryshmit, që nga tenderë e kontrata të dëmshme e deri te humbjet e inskenuara të “arbitrazheve”.

Përgjegjëse për këtë gjendje sipas Hamitit janë të gjitha qeveritë e pasluftës, përfshirë edhe këtë të sotmen, të cilat kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë rrolin kryesor në te gjitha zhvillimet negative në Telekomin e Kosovës.

"Qeveritë fillimisht eliminuan apo mënjanuar gjithë kuadrin profesional që kishte Telekomi dhe i zëvendësuan me njerëzit e vet, të huaj e vendorë, të gjithë të padijshëm, të papërgjegjshëm dhe me prirje kriminale. Si të kontrolluar që ishin këta individë pastaj punuan e punojnë jo përintersine Telekomit por llogarinëe  atyre që i kishin emëruar aty", ka pohuar ai.

Individë të tillë sipas tij zbatuan “idenë” e shefave të vet për krijimin edhe skemës plaçkitëse nënmaskën e “operatorit mobil virtual”. Përmes kësaj skeme 30% tëtë hyrave të Telekomin shkojnë në xhepa të një kompanie private të njohur si “Z-Mobile”.

"Po bëhen përmbi 11 vjet, që nga shfaqja publike e kësaj skeme me 30 mars 2007, që nëvazhdimësi jemi duke e paraqitur atëzyrtarisht te organet kompetente por edhe publikisht kurdo qënaështë dhënë rasti."

"Askush nuk ka bërë asgjë edhe pse ka qenë fare e lehtëtë parandalohet. Formalisht prokurorisë ia kam paraqitur para një viti e gjysmë, por para kësaj atë ia kam paraqitur zyrës për kontroll të brendshëm të OKB (OIOS) dhe gjithë kryeprokurorëve të EULEX-tmë pas. Por vetëm në dhjetor të vitit të kaluar prokuroria e gjeti të udhës të më ftojë të them diçka për këtë krim, porjo për krimin si tërësi, por vetëm për një hallkë të vogël të tij", ka potencuar Hamiti me tutje.
 
Prokuroria e këtij vendi sipas tij nuk është e interesuar të hetojë plaçkitjen e Telekomit të Kosovës duke u bërë kështu pjesë e krimit të organizuar që krijoi skemën plaçkitëse. 

"Nga kallximi im prokuroria i ka te gjitha hollësitë e këtij krimi. I ka individët që e kanë nisë dhe qe e kanë miratuar në bordet e njëpasnjëshme të PTK-së, e din personin me emër e mbiemër që e ka nënshkruar licencën në kundërshtim me ligjin, e din personin që e ka nënshkruar kontratën, i ka zyrtarët e lartë që e kanë mbështetur këtë krim. I ka të gjitha."

"Përkundër kësaj, përkundër faktit se ky është një shembull shkollor i krimit të organizuar, nga më të lehtit për t’u dëshmuar, për kundër faktit se plaçkitja vazhdon para syve tonë edhe në momentin që po flasim, prokuroria nuk vepron."

"E dëmi që është duke iu shkaktuar interesit publik është kolosal, jo vetëm për përmasën ee madhe të fondeve publike që plaçkiten, por edhe për faktin se këto fonde përdoren për të rrënuar themelet demokratike të shtetit", ka nenvizuar profesor Hamiti.
 
Pushtetin faktik në këtë vend e kanëstruktura të pazgjedhura që kontrollojnë fondet e plaçkitura, përfshirë edhe fondet e plaçkitura të Telekomit të Kosovës përmes kësaj skeme.

Prokuroria e ka në dorë t’i jep fund tatëpjetës që ka marrë ky vend. Duhet vetëm të kryej punën për të cilën paguhet. Konkretisht, në rastin e Telekomit, Prokuroria duhet tëmerr krejt çka është e nevojshme:

për ndërprerjen e menjëhershmetëkontratëssëpërmes së cilës Telekomit të Kosovës i plaçkiten fonde në përmasa të mëdha; dhe

për hetimin e kësaj kontrate në tërësinë e saj, që do të provonte se kjo kontratëështë produkt i krimit të organizuar ashtu siç është.

Kultura e mosveprimit e prokurorisë duhet merr fund. Ndryshe nuk ka se si të mos konsiderohet pjesë e krimit dhe përgjegjëse për rrënimin e shtetit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)