29 Mars 2024

Prishtina, Komuna e vetme që zbaton sistemin One Stop Shop në Urbanizëm

Prishtinë, 27 shtator - Është mbajtur takimi i tretë i Kolegjiumit të Planifikimit Hapësinor të drejtorëve komunalë të urbanizmit dhe planifikimit hapësinor.

Në këtë takim u diskutua për sistemin “One Stop Shop”, del si  obligim për secilën Komunë nga Udhëzimi Administrativ 06/2017 i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Por, Prishtina, është Komuna e vetme në Republikën e Kosovës që e ka këtë sistem funksional. Mbi 70% të aplikimeve aktualisht bëhen përmes këtij sistemi. Gjithashtu, Prishtina është Komuna e vetme që e aplikon sistemin “Permit Tracking Sistem”, përmes të cilit iu mundësohet qytetarëve vëzhgimi i procesit të lëndës gjatë procedurave të shqyrtimit në Drejtorinë për Urbanizëm, Ndërtim dhe Mbrojtje të Mjedisit (DUNMM).

Kësisoj, DUNMM e Komunës së Prishtinës ka mbajtur prezantimin për sistemin “One Stop Shop” para drejtorive të Komunave tjera, me ç’rast i ka informuar ato për mënyrën e krijimit, organizimit dhe funksionimit të këtij sistemi. “One Stop Shop” është hapi i parë i digjitalizimit dhe thjeshtimit të procedurave për pajisje me kushte ndërtimore dhe leje të ndërtimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)