28 Mars 2024

Posta shpërndan faturat e tatimit në pronë edhe në Rahovec

Prishtinë, 4 janar - Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha  dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi kanë nënshkruar sot marrëveshjen me të cilën Posta merr përsipër të printojë, zarfojë dhe shpërndaj faturat e tatimit në pronë në adresën e secilit tatimpaguesi të kësaj komune.

Marrëveshje të njëjta Posta  e Kosovës ka nënshkruar tashmë më shumicën dërrmuese të komunave të Kosovës.

Posta posedon pajisjen teknologjike moderne që mundëson shtypjen, palosjen dhe zarfimin automatik të rreth 6 mijë faturave në orë.

Posta për çdo vit shpërndan faturat e tatimit në pronë dhe për këtë shërbim vazhdimisht ka marrë falënderime nga institucionet e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)