06 Dhjetor 2022

Posta nderon Skenderajn me dy pulla postare

Prishtinë, 8 shkurt - Postës e Kosovës, sot ka lëshuar në qarkullim dy pulla postare të titulluara “Qytetet e Kosovës Skenderaj”, të cilat bartin imazhe të qytetit historik të Skenderajt.  

U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi me rastin e promovimit të pullave postare në ambientet e Komunës, tha se këto pulla postare i dedikohen Skenderajt për nderim të sakrificës dhe heroizmit të Jasharajve, që janë flamuri, himni, kisha dhe xhamia e kombit tonë shqiptar, ndërsa në shenjë falënderimi i dhuroi ekzemplarët e parë të punuar në pllakë bronzi Kryetarit Bekim Jashari.   

Kryetari i Komunës të Skenderajt, Bekim Jashari falënderoi dhe vlerësoi shumë këto pulla postare për qytetin e tij. Ai dha premtimin për thellimin e bashkëpunimit me Postën e Kosovës, për të hapur dhe një sportel  brenda objektit të Komunës në Skenderaj, ndërsa këtë qëllim të Postës së Kosovës për të ofruar shërbimet sa më pran qytetarëve e mirëpriti  U.D. Kryeshefi Smakiqi , i cili e falënderoi Kryetarin Jashari.  

Qyteti i Skenderajt ngërthen në vete histori të veçantë, është një ndër vendet më historike në vendin tonë. Njihet si një nga vendet më rezistuese në të gjitha trojet shqiptare, që tregoi qëndresë dhe vendosmëri që nga koha e sundimit të Perandorisë Osmane e deri në luftën e fundit në Kosovë.   

Përveç historisë së lavdishme, ky vend është i begatshëm edhe me shumë monumente të rëndësishme, të cilat paraqesin vlera të mëdha kulturore për gjithë vendin, siç është Kulla e Jasharajve, e cila gjendet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, kullë kjo e cila është simbol i rezistencës së një familjeje, e cila nuk kurseu jetën për lirinë e vendit.   

Në Skenderaj mund të vizitohen edhe shumë kulla të tjera, të cilat mbajnë emrin e heronjve të zonave përkatëse, Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë, Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Likoc, etj.   

Filatelia e Postës së Kosovës, përmes pamjeve të pullave postare, do të vazhdojë në promovimin e vlerave dhe bukurive që ka Republika e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)