23 Prill 2024

Posta mundëson vendosjen e Terminaleve të Pagesave në tërë Kosovën

Prishtinë, 26 nëntor - Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të kryejnë të gjitha llojet e pagesave me teknologjinë më bashkëkohore përmes Terminaleve të Pagesave, që do të vendosen në vendet me të frekuentuara.

Në këto terminale që ofrojnë sigurinë dhe privatësinë më të lartë të mundshme, qytetarët mund të paguajnë të gjitha llojet e shërbimeve 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Kjo është e bërë e mundur me marrëveshjen e nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv, Sejdi Hoxha dhe drejtori i kompanisë Public Info, Adrian Ballabani.

Në terminalet e teknologjisë së lartë mund të paguhen këstet e kredive, faturat e energjisë elektrike, ujit, pagesat për studentë, ATK, tatimi në pronë, gjobat në trafik, etj.

“Ky projekt i ri inovativ hyn në kuadër të prioriteteve të Postës që qytetarëve të Kosovës të iu ofroj shërbime sa më cilësore, sa më të lehta, dhe të standardeve më të larta ndërkombëtare”, ka deklaruar kryeshefi Hoxha.

Ndërkaq, drejtori i kompanisë Public Info ka falënderuar Postën që i ka mundësuar realizimin e këtij projekti që është në interes të qytetarëve të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)