03 Mars 2021

“Posta mobile” në dy lagje të Prishtinës

Prishtinë, 23 prill - Posta e Kosovës fillon nga sot e enjte më 23 prill 2020, me pilot-projektin “Posta mobile” me qëllim që të ofrojë shërbime për qytetarët në ato zona ku nuk ka zyra postare.

“Posta mobile” fillimisht do të vendoset në lagjen “Kalabria” të Prishtinës, tek shkolla fillore “7 marsi”, nga ora 09:00 – 11:00.

Ekipi tjetër do të ofroi shërbime në lagjen “Kodra e trimave”, pranë shkollës fillore “Zenel Hajdini” të kryeqytetit, nga ora 13:00 – 15:00.

Ky projekt është në kuadër të përpjekjeve të Postës, që në koordinim me institucionet e Kosovës të lehtësojë jetën e qytetarëve pas vendimeve që kufizojnë lëvizjet e tyre për shkak të masave parandaluese kundër koronavirusit.

“Posta mobile” mundëson për këdo që ka nevojë të paguaj fatura të energjisë elektrike, ujit, mbeturinave, tatimit në pronë, gjoba të policisë, të blej mbushje të Valës, të paguaj Kujtesën, shërbime postare, e të tjera.

Përkushtimi i Postës së Kosovës në shërbim të qytetarëve nuk do të ndalet për asnjë moment!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)