19 Prill 2024

Posta me zyra kujdestare

Prishtinë, 16 prill - Pas masave të fundit qeveritare, nga sot Posta e Kosovës ka vënë në funksion shtesë edhe shtatë zyra kujdestare, të cilat do të ofrojnë shërbime qytetarëve në qytetet apo regjionet më të mëdha me orar: 08:00 – 22:30 çdo ditë pune, përfshirë edhe të shtunave.

Shih adresat më poshtë: në Prishtinë, Zyra Postare që objektin kryesor në lagjen “Dardania”, në Prizren, Zyra Postare në Rr. “Adem Jashari”, në Mitrovicë, Zyra Postare në Rr. “Afrim Zhitia”, në Pejë, Zyra Postare në Rr. “Mbretëresha Teutë”, në Gjakovë, Zyra Postare në Rr. “UÇK”, në Gjilan, Zyra Postare në Rr. “Adem Jashari” dhe në Ferizaj, Zyra Postare në Rr. “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërsa në zyrat tjera postare në çdo komunë, shërbimi për qytetarët ofrohet me orarin: 08:00- 16:00 çdo ditë pune, përfshirë edhe të shtunave.

Sikurse deri më tani, Posta e Kosovës mbetet pranë qytetarëve duke iu ofruar të gjitha shërbimet dhe produktet, pavarësisht gjendjes së pandemisë të COVID-19 në të cilën ndodhet edhe vendi ynë, ne do t’ju përshtatemi lirisë së lëvizjes së gjithë qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)