17 Janar 2021

Posta me shërbim të ri të “Dërgesave Online”

Prishtinë, 23 nëntor - Posta e Kosovës sot ka nënshkruar një kontratë për një shërbim të ri me konsumatorët, “Dërgesa Online”, duke iu përshtatur nevojave të tregut, zhvillimit të teknologjisë dhe nevojës për ofrimin e shërbimeve të reja.

Kontrata u nënshkrua në mes të U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi dhe drejtorit të iHeadlth Alkaline L.L.C., Adonis Morina, e cila ka të bëjë me shpërndarjen e dërgesave të blerjeve online që bëhen në Kosovë dhe përmes Postës së Kosovës, ato shpërndahen në të gjithë botën.

Ky shërbim u dedikohet kryesisht kompanive të cilat merren me shitjen e produkteve online, ndërsa e veçanta e këtij shërbimi është se oferta atraktive për konsumatorët bëhet me kohë optimale deri në destinacionin e arritjes së tyre.

U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, fton të gjitha bizneset kosovare dhe ndërkombëtare, që të lidhin marrëveshje komerciale dhe të shërbimit postar, si dhe për pagesa financiare jobankare, meqë Posta e Kosovës ka traditën e saj me kapacitet të lartë, duke ofruar siguri dhe shërbime cilësore për palët.

U.D. Kryeshefi Smakiqi dhe drejtori Morina, shprehen besueshmërinë reciproke lidhur me zbatimin e kësaj kontrate në shërbime atraktive ndaj klientëve tanë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Dhjetor 2020

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim  me Federatën Skitare se Kosovës organizon garën e skijimit 'Kupa e Gjeravicës 2021'. (Nisja për në Bjeshkën e Belegut nga oborri i Komunës së Deçanit, ora 8:00 - Arritja në Bjeshkën e Belegut, ora 10:00)