03 Tetor 2022

Posta lasnon pullat postare “Flora - Bimët shëruese”

Prishtinë, 4 prill - Nga sot, Filatelia e Postës së Kosovës lëshon në qarkullim të rregullt emisionin e ri të pullave postare të titulluar “Flora – Bimët shëruese”, me imazhet e katër bimëve që zhvillohen në Kosovë.  

Shtogu-bresa: - Shtogu rritet si kaçubë apo dru në lartësi prej 3 deri në 10 metra. Lulet janë të grumbulluara në formë kurore, kanë ngjyrë të bardhë me nuancë të verdhë.

Nga lulet zhvillohen kokërrzat (frutat), në fillim të gjelbra, pastaj me ngjyrë gështenje në të kuqe dhe në fund bëhen të zeza. Kokërrzat janë të vogla dhe të lëngshme. Lulet kanë erë të këndshme të fortë, erë kjo që në gjendje të thatë është më e butë. Frutat e freskëta kanë shije të pakëndshme, kurse të përgatitura si komposto, janë të shijshme.

Dëllinja e kuqe: - Dëllinja mund të krahasohet me një thesar të çmuar vlerash për organizmin. Kokrrat e saj janë përdorur gjerësisht për të detoksifikuar organizmin, përmirësuar tretjen, paraqitjen e lëkurës dhe jo vetëm. Ajo konsiderohet si një bimë e rrezikuar nga zhdukja dhe shumë shkencëtarë kanë kërkuar hapa konkretë për mbrojtjen e saj.

Rrush arusha: - Shkurre e shtrirë 30 – 50cm me gjethe të plota, të qëndrueshme gjatë dimrit, 12 – 30 x 4 – 12mm. Lulet (petalet) e bardha, me një ngjyrë trëndafili. Fruta kur piqet është e kuqe. Lulëzon nga maji deri në qershor.

Në Kosovë e përhapur kryesisht në vendet me diell, në kullota e shkëmbinj të zonës subalpine dhe alpine të Maleve të Sharrit dhe Alpeve Shqiptare.

Burdullaku: - Çdo pjesë e kësaj bime është e ngrënshme—lulet, gjethet, kërcelli, madje edhe farat, sepse kjo perime nuk përmban vetëm kalcium, por edhe minerale të tjera të rëndësishme për kocka të forta. Ajo përmban edhe mangan, magnez dhe hekur.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj për çdo vit emeton pulla postare me bukuritë natyrore të vendit tonë me qëllim të promovimit të tyre kudo nëpër botë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 tetor 2022

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 8:30)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit, Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020 – 2022. (Restorant Boho, ora 10:00)  

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

- Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve Vier Pfoten Kosova do të shënojmë këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)
 
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të Portit të Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)